Home KRYESORE Video/ Protesta, banorët përplasen me policinë

Video/ Protesta, banorët përplasen me policinë

Banorët e ‘Astirit’ që preken nga projekti i “Unazës së Madhe” kanë dalë mbrëmjen e sotme sërish në rrugë për të protestuar në mbrojtje të banesave të tyre. Ata janë perplasur me policine e cila tentoi te zhbllokoje rrugen.

Banorët kanë hequr rrethimin në hyrje të Unazës së Re, por policia nuk i lejon të bllokojnë sheshin. Tensionimi i situatës ka ardhur pas pretendimeve se disa banorë janë shoqëruar në komisariatin e policisë.

Me thirrje kundër qeverisë dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj kanë kërkuar dëmshpërblim 100% të pronave të tyre. Deputetë të opozitës ndodhen sërish pranë protestuesve që kanë hedhur dhe kapsolla e fishekzjarrë.

“Asnjë nga banorët që janë këtu nuk është takuar me askënd, ky është mashtrim i radhës për të përçarë njerëzit, kanë vënë vetëm një shirit të kuq, kanë ardhur si hije.

Do të shkojmë në takim patjetër, por janë mashtrime. Këto po ruajnë edhe hekurat me polici. Që në 6 të mëngjesit kjo rrugë ishte e bllokuar nga policia . Na kanë vënë një afat dyjavorësh dhe na kanë vënë kryqin tek banesat.

Neve na patën thënë që banesat nuk do prisheshin, unë jam në rrjeshtin e tretë në atë video të Ramës që dëgjoj pallavrat e Ramës se këto banesa do të legalizohen”, tha nje protestuese./Opinion.al

Share: