Home KRYESORE Docente Bakalli: Vajza bëhuni Chefe kuzhine. Instituti Kulinar Neranxi një mundësi e...

Docente Bakalli: Vajza bëhuni Chefe kuzhine. Instituti Kulinar Neranxi një mundësi e shkelqyer.

Nga Artur Nura

Sot bashkëbiseduam me Zamira Bakalli docenten e re ne Institutin Kulinar Neranxi e cila na tregoi se nuk do te largohej me fusha e arsimit te gatimit sepse ndihej shume mire ndërsa u mëson te rinjve dhe, vecanerisht te rejave artin e kuzhinës, shijes dhe marketingut.

Zamira Bakalli profesionin dhe pasionin e kuzhinës e ka mësuar nga gjyshi dhe xhaxhai i saj te cilët kane patur këtë profesion ne familjen e saj dhe, meqë qe shoqëria shqiptare shquhet për dimensione irracionale gjinore dhe femrën dhe e shikon ate te afte te gatuaje vetëm ne shtëpi, por jo ne restorante dhe resorte, ajo na tregon se nuk ju nënshtrua këtij paragjykimi dhe se sot mund te thoshte me kënaqësi qe prej 15 vitesh është chefe profesionale kuzhine.

Si docente ne Institutin Kulinar Neranxi, Zamira ve re qe ky paragjykim ndaj femrës është ne fuqi akoma ne shoqerine shqiptare dhe ndaj u bënte thirrje vajzave te reja, te cilat ajo është e sigurte qe e kane pasion artin e te gatuarit, te vine e te regjistrohen ne shkollën profesionale te kuzhinës dhe te bëhen chefe te suksesshme kuzhine ne tregun e gatimit cilësor ne Shqipëri dhe me gjere ne rajonin e Ballkanit.

Ajo shton se Instituti Kulinar Neranxi, si shkolla me e madhe dhe me e mire profesionale e gatimit ne rajon, është një mundësi e shkëlqyer për to dhe se ajo vete personalisht do ishte padyshim një mbështetje e forte për to qe te diplomohen si chefe kuzhine dhe te jene te afta për tu përballur me tregun e kuzhinës dhe te jene te suksesshme ne këtë profesion te nderuar dhe te mire paguar.

Docentja Bakalli qe shquhet ne pasionin e saj ne shpjegimin e kujdesshëm te mësimit dhe ne rregullin qe u kërkon nxënëseve gjate orës se mësimit thotë se pjesa me e madhe e klasave janë vërtete te pasionuar pas këtij arti i cili bën te mundur një shije te shkëlqyer ne tavoline e bukës, por edhe një shërbim estetik dhe profesional te kombinimeve te ingredienteve te shumëllojshëm qe ne Institut nuk mungojnë ngaqë i bën te mundura kompania mëme “Neranxi” e cila furnizon pjesën me te madhe te tregut te restoranteve dhe hoteleve ne Shqipëri me lende te pare.

Chefe Bakalli insiston ne apelin qe u bën vajzave shqiptare te mesojne dhe te bëhen chefe te shkëlqyera kuzhine duke studiuar ne shkollën me te mire te këtij profesioni e cila ka partner te shumte italiane dhe evropiane dhe mund te jete një mundësi qe ato ta ushtrojnë ketë profesion edhe ne Europe tek partneret e kompanisë Neranxi.

Chefe Zamira na përshëndet duke kërkuar leje te largohet sepse tashme fillonte ora e praktikes mësimore me vitin e pare te Kulinarise, por duke na premtuar fotot e pjatave qe do te realizonin se bashku me nxenesit e këtij profesioni te shijes.

Ajo nuk harroi te na thote se ne foto ato do te duken shume bukur, por nëse shijohen sigurisht qe te japin një kënaqesi akoma edhe me te madhe.

Share: