Home KRYESORE LIVE/ Rama ja vendimet që janë marrë për studentët…

LIVE/ Rama ja vendimet që janë marrë për studentët…

Kryeministri Edi Rama në një konference për mediat bëri të ditura vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë për studentët.

Rama: “Pakti për Universitetin do jetë gati në mesin e muajit të ardhshëm. Në mbledhje kemi marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studenteve dhe shkojnë përtej tyre siç e kishim thënë për të reformuar tërësisht universitetet.

Janë ndryshuar 4 VKM për kërkesën e parë (uljen e tarifave të studimit).

Së pari kemi studentët nga familje me ndihmë ekonomike, të verber, para dhe tertaplegjik për të cilët do të ketë financim të plotë 100 për qind.

Kjo kategori do përfitojë edhe bursë studimi prej 10 mijë lekë të reja.

Studentët me notë mesatare mbi 9 në çdo program studimi financim nga qeveria 100 për qind për tarifën e regjistrimit. Ata do të përfitojnë bursë prej 10 mijë lekësh të reja.

Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së studimit për ata që paguanin 100% të studimeve. Pra të gjithë studentët do paguajnë 50% të tarifës.

Vitin e ardhshëm akademik kush ka mesatare nen 6 do humbasë financimin nga qeveria. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se në janar do të gjitha këto detyrime i mbulon qeveria”.

Nëse për studimet “Bachelor” tarifat do ulen ndjeshëm, kjo nuk do ndodhë për studimet Master. Kështu, Rama bëri të ditur se në master do ulet 50 per qind tarifa vetem për studentet ekselente me mesatare mbi 9-të. Të gjithë të tjerët do paguajne tarifen e plotë.

*Konferenca live

Share: