Home KRYESORE Live/ Studentët përshkallëzojnë protestën, bllokojnë disa kryqëzime

Live/ Studentët përshkallëzojnë protestën, bllokojnë disa kryqëzime

Siç lajmëruan një ditë më parë studentët kanë nisur sërish për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Ata u mblodhën pranë fakulteteve të tyre ndërsa tani po marshojnë drejt kryeministrisë, ndërsa duket se kanë bllokuar bulevardin, rrethrrotullimin tek Ekonomiku, e 9 katëshet dhe kryqëzimin e  21 dhjetorit.

Ata vijojnë të shprehen se nuk pranojnë dialog por se kusht i tyre është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama.

KERKESAT E STUDENTEVE:

1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019./opinion.al

Share: