Home KRYESORE Lubonja shkon në Astir dhe vesh jelekun, jep shembullin e jashtëzakonshëm të...

Lubonja shkon në Astir dhe vesh jelekun, jep shembullin e jashtëzakonshëm të amerikanes: 2 vjet në pemë

Analisti Fatos Lubonja ka shkuar në Astir në mbështetje të banorëve të Unazës së Re. Ai ka thënë se është këtu për të mbështetur këta banorë në një betejë që nuk është vetëm e tyre por e gjithë Shqipërisë.

Për të shpjeguar më mirë se çfarë bën rezistenca, ai dha shembullin e një qytetareje në Amerikë e cila qëndoi dy vjet në një pemë mijëravjeçare pasi do të prishej nga një kompani.

Nuk kam ardhur si gazetarë, se detyrën si gazetarë e bëjmë përditë atje, s’kam ardhur as për të denoncuar këtë projekt kriminal se duket sheshit që është i tillë, unë kam ardhur edhe për të materializuar atë që e kam thënë për media që kjo nuk është vetëm një çështje e Astirit. Kjo që po ndosh këtu se ka ndodhur gjithandej kam ardhur si qytetarë për të thënë se këtu duhët të jemi të gjithë.

Pastaj e dyta është që të japim kurajo se edhe këtë na japn kurajo neve. Për të sjellë pak kuroja do iu tregoja edhe atë se çfarë bën rezistenca.

Një amerikane mbrojti një pemë që ishte 1 mijë vjecare që një kompani kërkonte ta prishte, nga këta si tonat, dhe kjo hypi në pemë dhe bëri një kasolle, qëndroi dy vjet në pemë dhe pema nuk u shemb, ky shembull është edhe këtu për ju, ato shtëpitë tuaja nuk mund t’i lini të prishen . Po nuk u bashkuam të gjithë bashkë do na hanë një e nga një. Kjo qeveri po shkon nga krimi në krim në mënyrë galopante”, u shpreh Fatos Lubonja. (B.H/Faxweb)

Share: