Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Ministrat ikën, por me pasuritë e tyre marramendëse çfarë do bëhet?

Ministrat ikën, por me pasuritë e tyre marramendëse çfarë do bëhet?

Nga Nikollaq Neranxi

Dy nga ministrat e shkarkuar dje nga Rama, Mirela Kumbaro dhe Damian Gjiknuri, kanë qenë për shumë vite, të deleguarit e tij në Himarë që të qetësonin njerëzit dhe t’i premtonin se çështja e regjistrimit të pronave të tyre të trashëguara, do të zgjidhet. Kjo dëshmohet edhe në këtë video të datës 6 tetor 2017, në një nga ato dialogët e famshëm me popullin që kërkonte qeveria, për t’i dhënë pak kohë vetes dhe për të mashtruar.

Siç e shikoni, populli i Himarës i priti me fishkëllima dhe sharje, sepse nuk besonte në gënjeshtrat e tyre. Ndërkohë, gjithë këto vite, pronat jo vetëm nuk u regjistruan, por qeveria bëri një VKM ku vendosi të shtetëzojë pronat e trashëguara të himariotëve.

Këta dy ish ministra ishin shumë të zellshëm në misionin e tyre për të mashtruar dhe grabitur himariotët, pasi vetë ata kanë interesa të mëdha ekonomike në investimet e 6 viteve të fundit të bëra në zonën e Bregut.

Njerëz anonim, që deri në 2013 nuk ishin asgjë, papritur ndërtuan resortet e tyre luksoze në prona të grabitura, njësoj si ai recepsionisti që përlau 18 milion euro te Unaza e Re.

Sot njerëzit gëzojnë sepse u larguan ca ministra të korruptuar, edhe pse motivacioni nuk ishte ky, por sepse kishin punuar gjatë, 5 vjet!!!! Por problemi është, a do merret njeri me pasuritë e tyre dhe të atyre njerezve që u gdhinë milionerë gjatë kohës kur këta kishin pushtet?

Nëse kjo nuk bëhet, nëse Varkari (Rama) thjesht hedh ca udhëtarë në det pasi varka i fut ujë, deri sa të kalojë në bregun tjetër, kjo nuk tregon aspak se gjërat po ndryshojnë për mirë në këtë vend.

Unë besoj se drejtësia e pakapur dhe reagimi i fortë popullor, do ta bëjnë ndryshimin e madh që të gjithë presin.

Share: