Home KRYESORE Protesta, Këshillat Studentorë japin njoftimin: Rinis në Janar…

Protesta, Këshillat Studentorë japin njoftimin: Rinis në Janar…

Këshillat Studentorë kanë njoftuar se protesta e studentëve do të pezullohet në këto ditë festash, për të rinisur sërish në Janar, nëse deri atëherë, kërkesat e tyre nuk do të plotësohen.

Sot me datë 21.12.2018 në arsimin e lartë merren pushimet dimërore për shkak të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në mirëkuptim të të gjithë studentëve që kthehen pranë familjeve të tyre në festa u vendos në unanimitet studentor që protesta të pezullohet përkohësisht”, thuhet në një deklaratë të Këshillave Stundetorë.

“Duke parë që angazhimi qeveritar dhe sidomos i Kryeministrit nuk është i qartë dhe i duhuri për plotësimin e 8 pikave që studentët kanë vendosur, ne si studentë do të kthehemi të gjithë të bashkuar prapë në protesta me datë 07.01.2019 dhe nuk do të mbyllet me kaq insistimi studentor për realizimin e kërkesave tona. Gjithsesi të gjithë shpresojmë që rifillimi i shkollës të na gjejë në auditore dhe qeveria jonë ta ketë marrë seriozisht revoltën tonë dhe ti ketë plotësuar të gjitha kërkesat studentore. Festa të mbara dhe të begata për të gjithë shqiptarët sidomos për studentët dhe familjet e tyre të cilët i ngjallën shpresën dhe shtuan guximin për ndryshim të një shoqërie në agoni”,mbyllet deklarata.

Share: