Home KRYESORE Protesta në disa qytete: Ulni çmimin e naftës ose do ju ulim...

Protesta në disa qytete: Ulni çmimin e naftës ose do ju ulim automatin

Krahas protestës studentore vijon prej tre ditësh edhe një tjetër protestë nëpër rrethe të ndryshme të vendit.

Qytetarët kërkojnë uljen e taksave, të çmimit të karburantit dhe energjisë elektrike.

Në Shkodër qytetarët kanë bllokuar rrugët hyrëse në qytet.

Në Fushë Krujë është bllokuar rruga Milot-Tiranë.  Protestuesit thonë se do t’u bashkohen studentëve në Tiranë.

Në Shqipërinë e mesme ka pasur protesta në Lushnjë, ku qytetarët kanë bllokuar rrethrrotullimin e Plugut, pikë që lidh autostradën me Tiranën dhe jugun e vendit.

Po kështu një tjetër vatër proteste është edhe ajo e minatorëve.

Share: