Home KRYESORE Rama: PD-LSI kthyen universitetet në reparte militante, reagojnë studentët

Rama: PD-LSI kthyen universitetet në reparte militante, reagojnë studentët

Kryeministri Edi Rama duket se po kërkon të gjejë gjithandej përgjegjës pasi protesta e studentëve u bë masive. Në fillim ai i konsideroi mbetës më pas iu përgjërua për dialog. Por as kjo strategji nuk i eci. Së fundmi Rama shpërndan në facebook një status të Erion Braces, sipas të cilit përgjegjësia për gjendjen e universiteteve është e drejtuesve (rektorë+dekanë) që janë të PD dhe LSI.

“PD dhe LSI nuk duan zgjidhje. Jane ata qe kontrollojne qeverisjen e universiteteve dhe kane pergjegjesine kyce te partizimit, per pasoje rrenimit te tyre-posacerisht duke i denatyruar nga qendra dijesh ne reparte militante ku partia respektive rekruton apo ben qokat e saj”, shkruan Brace, shpërndan Edi Rama.

Më tej ai shkruan se “nga viti 2014 deri ne fund te ketij viti jane 31.4 miliarde leke nga Buxheti i Shtetit paguar per arsimin e larte-universitetet; 38.8 miliarde leke do arrijne keto pagesa ne fund te vitit 2019;

Po pyes perseri: ci keni bere keto para?! por mbi te gjitha: cili eshte produkti qe kemi marre prej tyre?Ne kemi nje plan per te rritur edhe me financimin e arsimit; Por pyetja qe mbetet eshte e njejta: Cili do te jete produkti?”
Per kete duhet dialoguar! Kush nuk deshiron te #ndryshoje gjendjen ne #universitete po bllokon me hir e me pahir dialogun; Kane frike nga ndryshimi, ju shkaterron pushtetin partiak e krejtesisht regresiv ne universitete”.

Të shumtë janë qytetarët e mbi të gjitha studentët që reagojnë ndaj këtij statusi. Njëra prej tyre I thotë Ramës: “Ne pame, degjuam, boll me! Na degjoni ju ne. Ne spranojm dialogje as negociata. SKA LIDHJE PARTIAKE KËTU. Kerkesat jane te qarta pa anesi politike. Mos njollosni nje PROTESTE kaq te paster per interesat tuaja e aq me teper te talleni me dialogje fejzbuku z. Kryeminister. Eshte shume e thjeshte. Veproni sic duhet, pranoni kerkesat. Cfare i mbetet dialogut ?”/Opinion.al

Share: