Home KRYESORE Studentë! “Digjni” PS-PD-LSI, përpara se ata ti venë zjarrin kauzës suaj!

Studentë! “Digjni” PS-PD-LSI, përpara se ata ti venë zjarrin kauzës suaj!

Nga Kreshnik Spahiu*

A do thyhen stuedentët? Kjo pyetje diskutohet kudo. Në të vërtetë protesta ka shumë gjasa që jo vetëm do të thyhet por të degradojë për disa arsye:

1- Studentët janë shumicën e kohës nën presionin e 3 bandave politike dhe forumeve të tyre rinore! PD & LSI duan të përfitojnë nga kjo protest pasi 100 000 veta bashkë nuk arrijnë dot t’i nxjerrin në protestë dhe kjo është e vërtetuar në protestat e mëparshme. Ndërsa po ngutet të minimizojë zërin e studentëve deri në heshtjen e tyre.

2- Mediet dhe portalet e kontrroluara tashmë nga partitë politike po e manipulojnë agjendën dhe po çorientojnë turmën!

3- Kërkesat janë totalisht a-politike, kaotike dhe të pa preçizuara

4- Mungesa e organizimit, strukturimit dhe lidershipit karizmatik, po e fragmentarizon turmën në 3 pjesë, FRESSH-ist, LRI-st dhe FRPD-ist

5- Protesta është paqësore dhe qeveria mund të rezistojë me këto parada edhe 10 vjet

6- PD-PS-LSi do e pengojnë me çdo kusht krijimin e një lëvizje rinore politike sepse rrezikojnë të dalin nga skena politike për shkak konsumimit 30 vjeçar dhe në këtë pikë kanë mirkuptim perfekt me palëve.

Në të vërtet çdo shqiptar sot shpreson që kjo të jetë lëvizje apokaliptike dhe të shkaktojë rrëshqitjen e tokës tektonike të politikës shqiptare. Në këto kushte ata janë një shpresë e madhe për ndryshim ku sytë çdo shtresë i ka tek: rinia, biznesmenët, gazetarët, juristët, mësuesit, të papunët, emigrantët dhe çdo kush që s’po gjen aspak hapësirë në Shqipëri.

Ju nuk duhet të kthehni në shtëpi sepse pasi diplomohemi do keni sërish në shtet ose bordellot arsimore që prodhuam socialistët ose kioskat universitare të qeverisjes Berisha.
Ju smund të lejoni as vazhdimësinë e Ramës dhe as rotacionim duke na ri-kthyer Berishën dhe Bashën.

Ju jeni Repubika e Re, jo xhaketat e vjetra të Ramës dhe Berishës.

Në këtë pikë studentët nuk duhet luftojnë vetëm për hallet e tyre por për të çliruar Shqipërinë nga 3 bandat politike, PD-PS-LSI. Pritshmëria dhe mbështetja e lartë popullore i mvesh ata me përgjegjësi historike, për të përjetuar një Dhjetor të 2-të.

Nëse studentët do i lokalizojnë kërkesat me tarifa ekonomike dhe do e izolojnë protestën e tyre kanë humbur jo vetëm betejën dhe luftën por si dhe trenin e fundit të demokracisë.

Thjesht dhe troç ata duhet të eskalojnë aksionin politik dhe të radikalizojnë kërkesat duke çmontuar sistemin politik si e vetmja mënyrë për të ndryshuar të ardhmen. Nëse ata kërkojnë thjeshtë batanije, krevat marinari, kondicioner dhe shkollë pa lekë, duhet të jenë të vetëdijshëm se këto kërkesa do i plotsohen, por pasi të diplomohen do të përfundojnë refugjatë sepse në pushtet do jetë njëri nga dy ortakët e oligarisë Lul-Rama.

Nëse nuk thyhen sot bandat politike, atëherë Shqipëria do lëngojë derisa këtyre studentëve tu dalin thinjat dhe nipat e tyre do t’i fajsojnë që e lanë Shqipërinë në duart e 3 bandave politike. Për këto arsye, të dashur studentë po vazhduat me Gandizmin tuaj paqësor ju garantoj se nuk keni asgjë në vijë dhe më mirë shkoni në ndonjë kurs gjermanishteje se nuk keni asnjë të ardhme në qeveritë e Lul-Ramës që i kemi provuar 12 herë.

Është koha për Revolucion, jo për Rotacion! Nuk është viti 1990, sot armiku është shumë i pasur dhe i dhunshëm. Miliardat e parave të pista të tyre do triumfojnë mbi sinqeritetin dhe pacifizmin tuaj. Ndizeni ju vendin, përpara se ata t’ju djegin kauzën!

Share: