Home KRYESORE Viti i Ri me temperatura 45 gradë

Viti i Ri me temperatura 45 gradë

Viti i Ri me temperatura Australia do ta festojë Vitin e Ri me temperatura që do të shkojnë deri në 45 gradë celsius.

Rreth gjysma e vendit do të “përvëlohet”, pasi sipas sinoptikanëve termometri do shkojë deri në 45 gradë në disa qytete dhe pjesa tjetër do të jetë 40 gradë celsius.

Pjesa e vetme e vendit që nuk do të përfshihet nga temperatura shumë të larta është Queensland.

Gjithashtu New South Wales do të përjetojë nxehtësi mbytëse vetëm një javë, pasi u godit nga dy stuhi.

Autoritetet e shëndetësisë kanë paralajmëruar qytetarët që të kufizojnë ekspozimin e tyre në diell. Termometri kaq i lartë në këtë periudhë të Dhjetorit ka qenë para 90 vitesh.

Këtë fundvit temperaturat janë 10 deri në 14 gradë më të larta se zakonisht./tvklan.al

Share: