Home KRYESORE Vuçiç pret Tsipras në Beograd, në fokus zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni

Vuçiç pret Tsipras në Beograd, në fokus zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka kritikuar Kosovën në Beograd duke thënë se veprimet e fundit vetëm nxisin tensionet. Në të njëjtën kohë, njeriu që arriti marrëveshjen me Maqedoninë, ka thënë se inkurajon Serbinë që të mos heqë dorë nga kërkesa e një zgjidhje me Kosovën pasi kjo do të ndihmonte shumë.

Në takime bilaterale me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, është vlerësuar se Ballkani ka nevojë për tejkalimin e problemeve.

“Dialogun e nisur nga Brukseli e konsiderojmë si vetmen rrugë për gjetjen e një zgjidhje. Vendet e treta natyrisht që kanë interesat e tyre në rajon. Por besoj thellësisht se ka ardhur koha që vendet e Ballkanit të kuptojmë se kemi edhe përvojën edhe sovranitetin tonë. Interesi i përbashkët është të ruhet stabiliteti i rajonit”, tha Alexis Tsipras.

Presidenti serb theksoi se zgjidhja duhet gjetur para se ndonjë zgjidhje e gabuar ta gjejë problemin e Kosovës. Vuçiç theksoi se është e nevojshme të normalizohet situata.

“Kemi patur sjellje të përmbajtura dhe racionale pasi kështu vetëm mund të sillemi. Shpresoj që BE dhe SHBA do të bëjnë presion për taksën dhe situata do të narmalizohet në mënyrë që të kthehemi në bisedime. Nuk kemi shumë shpresë tek shqiptarët e Kosovës e Metohisë pas këtyre veprimeve, por ne duhet të provojmë”, tha nga ana tjetër Aleksandar Vuçiç.

Takimi Vuçiç – Tsipras ndodh një ditë para takimit me liderët e Bullgarisë dhe Rumanisë, një katërshe e shteteve që tashmë duan ta ndihmojnë njëra-tjetrën.

o.j/dita

Share: