Home KRYESORE 27% e popullsisë urbane jeton në kryeqytet

27% e popullsisë urbane jeton në kryeqytet

Rreth 27% e popullsisë urbane në Shqipëri është e përqendruar në qytetin më të madh të vendit, Tiranën. Portali i të dhënave Our World in Data ka publikuar hartën sipas përqindjes së popullsisë urbane të përqendruar në qytetin mëtë madh të një shteti apo rajoni.

Ndër vendet e rajoni, Maqedonia ka përqindjen më të lartë tëpopullsisë urbane të vendosur në qytetin më të madh të vendit, me gati 50% të popullsisë. Më pas ndiqet nga Serbia, ku në2017-n, rreth 35.2% e popullsisë urbane ishte e përqendruarnë qytetin më të madh të vendit.

Sipas hartës, Bosnja Hercegovina ka përqindjen më të ulët nërajon me rreth 20.4% të popullsisë urbane të përqendruar nëqytetin më të madh të vendit.

Mesatarja botërore është rreth 16%.

Në botë shtetet që kanë përqendrimin më të madh tëpopullsisë urbane në qytetin më të madh janë Mongolia me thuajse 70% të popullsisë urbane të përqendruar në qytetin mëtë madh të vendit, si dhe disa vendet të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës së Jugut.

Në vendet e zhvilluara përqindja e popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit është më e ulët, duke qenë se dhe mundësitë e individëve për një jetë me standard janë të njëjta edhe në zonat larg qendrave të mëdha urbane. Kështu për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm 7% e popullsisë urbane është e përqendruar në qytetin më të madh të vendit, në Itali përqindja e popullsisë urbane llogaritet 9.8% dhe në Gjermani 5.8%.

Mënyra se si shtete të ndryshme klasifikojnë popullsinë nëurbane dhe rurale ndryshon. Zakonisht, një komunitetet me mbi 2000 banorë konsiderohet urbane, por përcaktimetkombëtare janë kryesisht të bazuara në madhësinë e komunitetit.

Eurostat përkufizon zonat urbane si grupe të qelizave të pandërprera të një sipërfaqeje prej 1 km2, me një densitet prej të paktën 300 banorë për km2 dhe një popullsi minimale prej 5,000.

Popullsia e një qyteti apo zona metropolitane varet nga kufijtë e zgjedhur. Për shembull, në vitin 1990 Pekini, Kina, përmbante 2.3 milion njerëz në 87 kilometra katrorë të “qytetit të brendshëm” dhe 5.4 milion në 158 kilometra katrorë të “qytetit kryesor”. Popullsia e “rretheve të brendshme dhe rretheve të brendshme periferike” ishte 6.3 milionë dhe ajo e “rrethinës së brendshme, rretheve të brendshme dhe të jashtme suburbane, dhe qarqeve të brendshme dhe të jashtme” ishte 10.8 milion. (Shumica e vendeve përdorin përkufizimin e fundit.)/Monitor

Share: