Home KRYESORE A i është refuzuar viza nga SHBA? Çfarë tha Berisha jashtë kuvendit

A i është refuzuar viza nga SHBA? Çfarë tha Berisha jashtë kuvendit

Në daljen nga seanca plenare e sotme, ish-kryeministri Berisha i është kthyer edhe njëherë debatit me kryeministrin Rama në Kuvend, që aludoi se Berishës i është ndaluar të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha tha se në mënyrë kategorike nuk i është refuzuar asnjëherë viza për në Amerikë.

Zoti Berisha, a ju është refuzuar viza nga SHBA?

Kurrë në jetën time, në mënyrën më absolute, por duhet të them një gjë. Unë nuk udhëtoj, si e keni vu re edhe ju, une nuk udhëtoj, udhetime shumë, shumë të rralla.

Keni bërë ndonjë kërkesë dhe ju është refuzuar?

Kurrë, është një trillim fund e krye. Përkundrazi. Më është sugjeruar, po jo, nuk kam shkuar. d.L/opinion.al

Share: