Home KRYESORE A po zhbën kryeministri Rama gjithë punën e Damian Gjiknurit me firmat...

A po zhbën kryeministri Rama gjithë punën e Damian Gjiknurit me firmat e Ballukut?

Kryeministri Rama kishte mikun më të ngushtë dhe më të besuar, Damian Gjiknurin. Bile në qeverinë e re të vitit 2017 kryeministri i dha edhe ministrinë e Transportëve duke e bërë megaministri, vetëm se i besonte Gjiknurit. Nëse duhej për ndonjë mesazh apo çantë me projekte të mëdha përtej Atlantikut, Rama niste Gjiknurin.

Edhe largimi i Ditmir Bushatit si ministër të jashtëm ia ka prishur imazhin e qeverisë në arenën ndërkombëtare, pasi njihej si ministër vizionar dhe atdhetar, sidomos në raport me Kosovën. Por largimi i Damian Gjiknurit ia ka hequr orientimin në kohë me shi dhe turbullira ku ka hyrë qeveria Rama. Aq me tepër që 16 shkurti nuk dihet se çdo sjellë, sepse mund të ketë përplasje të dhunshme nëse policia nuk lejon rrethimin e kryeministrisë nga populli.

Duke vazhduar me shkarkimet e Ballukut mund të konstatohet se rrotacioni në Ministrinë e Infrastrukturës dhe energjisë duket se nuk është thjesht një ndryshim emrash, por më shumë se kaq. Dy ditë pasi u ul në karrigen e ministres, akti i parë i Belinda Ballukut ishte një lëvizje e fortë. Thumanë-Kashar nuk ishte thjesht koncesioni më i përfolur i paketës 1 miliardë euro. Ai ka qenë gjithashtu dhe një nga projektet ku Damian Gjiknuri, paraardhësi i zonës balluku është investuar më fort publikisht për ta mbaruar pasi mbyllte zinxhirin e Rrugës së Kombit.

Përmbysja e koncesionit ishte një sinjal i fortë se rrotacioni në ministrinë e infrastrukturës nuk ishte thjesht ndryshim emrash. Por jo i vetmi. Në të njëjtën ditë Belinda Balluku shkarkoi dy drejtorët më të rëndësishëm të agjencive nën varësi të saj, Klodian Gradecin e OST dhe Afrim Qendron e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Por ndonëse këto lëvizje mund të konsideroheshin si reagim ndaj skandalit me tenderin e unazës dhe linjës Burrel-Peshkopi, që u fituan nga kompania DH Albania, ndryshimi në kursin e politikave tek ministria e energjisë nuk u ndal këtu.

Në ditën që Ministria e Energjisë ngriu kontratat e pazbatuara të hidrocentraleve në media plasi një tjetër skandal. Ai i lejes për ndërtim hidrocentrali në kanionin e Holtës, e dhënë me firmën e Damian Gjiknurit. Sërish ministrja e re njoftoi anulimin. Duket sikur e gjithë kjo stuhi në këtë ministri po bëhet për larguar njerëzit dhe projektet që ka firmosur Gjiknuri, por e verteta mbetet se asgjë nëpër ministritë nuk bëhej pa e ditur Edi Rama. Pra Gjiknuri ka punuar dhe firmosur me porosi e urdhër të kryeministrit. Tenderat mbi 50 milionë lekë të vjetra nuk jepeshin e as nuk jepen pa kaluar nëpër zyrën e kryeministrit.

Në vetëm një jave në krye të ministrisë së energjisë Belinda Balluku ka zhbërë në seri disa vendime të Damian Gjiknurit. Kjo përbën thuajse një precedent, kur ndryshimet ne qeveri brenda të njëjtit krah sjellin përmbysje kaq të mëdha politikash. Megjithatë, vështirë të mendohet se ky ndryshim i fortë kursi është mund të ndodhë thjesht në nivel ministrie, pa dakortësinë e shefit të qeverisë.

Kjo ngre një pyetje tjetër, a është Edi Rama duke zhbërë punën e Damian Gjinkurit, një nga ministrat e tij më të rëndësishëm për 6 vite me radhë në qeveri. Apo e shet kryeministri, ish-ministrin Gjiknuri, i cili nëse hapet për publiun, nuk ka zot që e shpëton qeverinë. Ish-ministri Gjiknuri duhet të shpjegohet për publikun, dhe atëhere kryeministrit i duhet të marr Malin e Dajtit për tu fshehur.

Belinda Balluku nuk guxon të lëvizë as shoferin pa lejen e kryeministrit e jo më të firmosë largime kaq të forta apo të pezullojë gjithçka në ministri.

Diçka ka ndodhur mes Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit. Dosjet e koncesioneve, tenderimeve dhe kush fshihet pas tyre apo me urdhër të kujt janë dhënë, i ka në shtatë çelësa ish-ministri. Këto ditë ish-ministri Damian Gjiknuri nuk ishte në Shqipëri, por ka qenë larg, ku ka udhëtuar në linjë Tiranë-New York-Uashington dhe sipas informacioneve të agjensive ai ka bujtur në The Dupont Circle Hotel.

Por a ka dorëzuar gjithçka di për kryeministrin? Akoma nuk dihet, por dikë ka takuar ish-ministri përtej Atlantikut. E këtë herë jo për llogari të Edi Ramës, por për t’u shpjeguar se kush është realisht kryeministri shqiptar./koha jone

Share: