Home KRYESORE Berat Buzhala: Rama s’ka pse i kërkon falje Kosovës, por Batonit

Berat Buzhala: Rama s’ka pse i kërkon falje Kosovës, por Batonit

Gazetari dhe drejtori i gazetës “Express”, Berat Buzhala ka deklaruar sot se Gent Cakaj u përdor nga Edi Rama dhe Baton Haxhiu, si “mish për top”.

Buzhala në një postim në Facebook, shkruan se Rama nuk ka pse kërkon falje Kosovës për mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, pasi ai nuk ishte i propozuar me referendum nga populli i Kosovës.

“Ne Kosove, nëse flasim me gjuhe popullore, qasja e Edi Rames, por edhe e Batonit Haxhiut, karshi Gent Cakes, ishte kjo: Mish për top.

Edi Rama nuk ka nevoje me i kerku falje Kosoves per pamundesine e emerimit te Gentit ne krye te Ministrise se Puneve te Jashtme.

Me sa kam une njohuri Genti nuk po emerohej aty si Minister i Puneve te Jashtme te Kosoves, por si minister i Puneve te Jashtme te Shqiperise. Rama, e Batoni, as nuk i kane borxh Kosoves e as Kosova nuk iu ka borxh atyre”, shkruan ai./tpz.al

Share: