Home KRYESORE Borë dhe shi në Shqipëri, por nga nesër ulen më tepër temperaturat

Borë dhe shi në Shqipëri, por nga nesër ulen më tepër temperaturat

Deri në mbrëmje, në të gjithë vendin do të ketë reshje dhe kryesisht dëborë, pasi temperaturat në orët vijuese do të ulen edhe më tepër gjatë natës.

Pritet një rënie me 4-5°C të tjera duke zbritur minimumin në zonat malore në -13°C apo edhe vlera më të ulëta, në zonat e thella malore.

Fatmirësisht, dita e nesërme sjell mot të kthjellët; po ashtu edhe 2–3 ditët vijuese nuk do të ketë reshje mbi territor ndërsa, tabloja termike e Shqipërisë do të normalizohet pas ditës së enjte kur temperaturat në zonat malore ngjiten në -4 apo -5 gradë Celsius.

Share: