Home Approccio Italo Albanese Confindustria Albania: Arsimi profesional po zhvillohet me ritme të larta

Confindustria Albania: Arsimi profesional po zhvillohet me ritme të larta

Nga Olsjan Laskaj, ATSH

TIRANË, 21 janar /ATSH/ – Presidenti i Confindustria Albania, shoqata e industrialistëve italianë në Shqipëri, Serxhio Fontana tha për Radio Radikale në Itali se arsimi profesional në Shqipëri po zhvillohet me ritme të larta.

Presidenti Fontana tha se gjatë vizitës së fundit në Tiranë, u njoh nga afër me një sipërmarrje ku më shumë se një mijë të rinj po trajnohen për t’u bërë shefa kuzhine dhe në profesione të tjera në këtë sektor.

Fontana tha se Shqipëria sot ofron ushqim cilësor në restorante, e në disa raste edhe më të mirë se Italia në raport, çmim\cilësi.

Serxhio Fontana thekson se raportet mes sipërmarrjes dhe administratës në Shqipëri janë në niveli të mirë, dhe kjo për meritë të qeverisë shqiptare e cila ka bërë një punë të mirë vitet e fundit.

Sipas, Fontanës Italia dhe Shqipëria janë dy popuj të ngjashëm dhe shume pranë njëri-tjetrit. “Nëse kthehemi në histori, heroi kombëtar shqiptar, Skënderbeu, shkoi deri në Itali për të mbrojtur tokat italiane nga francezët, pra bashkëpunimi mes dy vendeve ka një marrëdhënie të hershme”.

“Pastaj ne ju a kthyem këtë favor duke u sjellë si njerëz në vitet ’90, kur erdhën mijëra shqiptare në Itali, dhe ne i mikpritëm”, tha presidenti i Konfindustrisë Shqiptare, Serxhio Fontana për Radio Radicale”. /o.l/./a.g/

Share: