Home KRYESORE Dy dëshmi të reja mbi korrupsionin e gjyqtarit Roland Hysi

Dy dëshmi të reja mbi korrupsionin e gjyqtarit Roland Hysi

Emisioni “Stop” pritet të publikojë sot dy dëshmi të reja të korrupsionit financiar dhe seksual të gjyqtari të Fierit, Roland Hysi. Burime nga stafi i ngushtë i programit, bëjnë me dije, se kanë qenë të angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve me përzgjedhjen dhe verifikimin e dëshmive, që kanë mbërritur në sekretarinë e redaksisë.

Shuma të konsiderueshme eurosh dhe sjellje të pahijshme më sfon seksual, duket se kanë qenë kod sjelljeje, për njeriun e drejtësisë, që u vu në pranga pasditen e djeshme, bashkë me psikologen Elona Mecani. Se cfarë përmbajnë konkretisht dëshmitë dhe sa janë shumat, me të cilat e ka shitur drejtësinë Roland Hysi, do ta mësoni sonte në mbrëmje në emisionin Stop, në orën 20.10 në ekranin e TV Klan/opinion.al

Share: