Home KRYESORE E paprecedent/Policët me “mision” në fakultete, fotografojne studentët

E paprecedent/Policët me “mision” në fakultete, fotografojne studentët

Siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, foca policie janë parë sot në dyert e fakultete. Pa asnjë motiv, thjesht për të shantazhuar studentet qe kane bojkotuar mesimin. Per te mbajtur nen vezhgim ata dhe pedagoget.

Shiheni videon më poshtë, teksa polici me aparat celular fotografon studentet. Ai ka hyrë në Fakultetin e Shkencave Sociale duke ushtruar dhunë përmes kësaj forme të komunikimit joverbal, në këtë rast filmimit.

Polici ka shkelur me të dyja këmbët ligjin nr.80 për Arsimin e Lartë ku thuhet:

“Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.”/opinion.al

Share: