Home KRYESORE Emrat/ Zgjidhet Sekretariati i ri i PD-së, konfirmohet Paloka nënkryetar

Emrat/ Zgjidhet Sekretariati i ri i PD-së, konfirmohet Paloka nënkryetar

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur sot edhe kryesinë e re.

Ish-Presidenti Bujar Nishani do të mbajë detyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Halim Kosova është zgjedhur të jetë kreu i Komisionit të Integritetit Etikës në PD; Jemin Gjana kryetar i Komisionit Zgjedhor; Arben Ristani zgjidhet kreu i Komisionit të Apelimit si edhe Alfred Rushaj zgjidhet kreu i Bordit Financiar.

Edi Paloka konfirmohet si nënkryetar i Partisë Demokratike pas votëbesimit.

Ndërkohë që vendimi më i rëndësishëm i marrë sot nga Këshilli Kombëtar është nisja e aksionit opozitar ku do të kërkohet një qeveri kalimtare pa Ramën me qëllim zgjedhjet e lira që do të mbahen më 30 qershor.

Share: