Home KRYESORE Greva e pedagogëve, Berisha: Mbroni me çdo çmim lirinë tuaj akademike

Greva e pedagogëve, Berisha: Mbroni me çdo çmim lirinë tuaj akademike

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur grevën një ditore të pedagogëve, në mbështetje të kërkesave të studentëve, duke e quajtur si një vendim  dinjitoz.

Berisha shkruan në facebook se, në dhunim të plotë të neneve 57 dhe 58 të Kushtetutës, Edi Rama po varros përfundimisht autonominë e universiteteve dhe lirinë e tyre akademike.

“Në këtë mënyrë universitetet shndërrohen nga tempuj të dijes, shkencës, kërkimit dhe krijimit shkencor, thjeshtë në shkolla partie. Për këtë qëllim, Edvini, duke abuzuar me luftën kundër plagjaturës, me vendimet dhe ligjin e tij të fundit krijon policinë politike ekstra universitare, me të cilën asgjëson lirinë akademike, zhvillon gjahun e shtrigave ndaj pedagogëve, asistentëve, studentëve që guxojnë të mos konformohen me regjimin e tij të Kakistokracise,” – shruan Berisha.

Ish-Kryeministri komenton edhe rreth palgjiaturës dhe falsitetit duke u shprehur se lufta kundër tyre është jetike për botën akademik, luftë e cila sipas tij bëhet nga vetë institucionet autonome të arsimit dhe jo nga policia politike partiake.

Statusi i plotë:

Vendim dinjitoz i pedagogeve te fakultetit te Histori Filologji ndaj akteve te xhelatit te lirise akademike!

Te dashur miq, sot pedagoget e fakultetit te Historise Filolologjise jane ne greve te plote. Ky vendim i marre ne unanimitet, ne mbeshtetje te kerkesave te studenteve dhe kundershtimit te prere te vendimeve puçiste antikushtetuese te Keshillit te Ministrave dhe projektligjit antikushtetues, puçist e diktatorial te Edvin Kristaq Urrejtjes.

Me keto vendime dhe kete projektligj diktatorial, ne kundershtim flagrant dhe dhunim te plote te neneve 57 dhe 58 te Kushtetutes, Edvini ekzekuton, varros perfundimisht autonomine e universiteteve dhe lirine e tyre akademike te garantuar nga Kushtetuta e Shqiperise ne nenet e cituara me siper.

Ne kete menyre universitetet shnderrohen nga tempuj te dijes, shkences, kerkimit dhe krijimit shkencor, thjesht ne shkolla partie. Per kete qellim, Edvini, duke abuzuar me luften kunder plagjatures, me vendimet dhe ligjin e tij te fundit krijon policine politike ekstra universitare, me te cilen asgjeson lirine akademike, zhvillon gjahun e shtrigave ndaj pedagogeve, asistenteve, studenteve qe guxojne te mos konformohen me regjimin e tij te Kakistokracise.

Lufta kunder plagjiatures dhe falsitetit eshte jetike per boten akademike. Por kjo lufte mund te behet vetem nga vete institucionet autonome te arsimit te larte dhe jo nga policia politike partiake ekstra universitare e regjimit kakistokratik te Edvin Kristaq Urrejtjes.

Ndaj, me kete rast, pershendes greven nje ditore te shpallur sot nga fakulteti i Histori Filologjise dhe iu bej thirrje studenteve, asistenteve, pedagogeve, ne respekt te dinjitetit dhe integritetit te tyre, te mbrojne me çdo çimim autonomine e universiteteve dhe lirine e tyre akademike si kushte jetike te ekzistences te ketyre institucioneve.

Iu bej thirrje qytetareve te mbeshtesin me te gjithe forcen e tyre qendresen e botes akademike, vendimtare per te ardhmen e shoqerise shqiptare! Sb

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Share: