Home KRYESORE Horoskopi, 22 janar 2019

Horoskopi, 22 janar 2019

Dashi

Kot nuk thonë se pamja e jashtme mund të gënjejë, prandaj mos i gjykoni njerëzit nga paraqitja e tyre por nga ajo se ç’përfaqësojnë. Duke se dikush ka nevojë për ndihmën tuaj.

Demi

Marsi aktiv në shenjë ju mbështet që të realizoni synimet tuaja profesionale .Jeni shumë pozitiv këtë periudhë dhe jeni gati të ofroni ndihmën tuaj për njerëzit që kanë nevojë. Kujdes me shëndetin.

Binjakët

Sot mund të mos jetë një ditë e përshtatshme për fushën sentimentale, prandaj ju sugjerohet të tregoni kujdes në këtë drejtim. Mundohuni të dëgjoni më shumë ata që nuk janë dakord me ju.

Gaforrja

Nuk është e vështirë të kuptohet se cilat gjëra janë të rëndësishme për ju .Sensi i vlerësimit të njerëzve është shumë i theksuar tek ju si shenjë ,megjithatë mundohuni të mos jeni paragjykues. Mirë shëndeti.

Luani

Do të jeni shumë bindës në komunikim, dhe do të përdorni të gjitha armët tuaja më të forta për të qenë të parët. Mundohuni të mos bini në egoizëm, sepse mund të humbni simpatinë e dikujt.

Virgjëresha

Do të keni nevojë të merreni me aktivitet fizik, por kjo nuk do të thotë ta teproni aq sat ë kaloni në stërmundim. Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë sepse e ekzagjeroni me fantazinë tuaj.

Peshorja

Duhet të keni më shumë vetëkontroll. Keni shumë të zhvilluar imagjinatën ,vëreni në punë ketë ditë. Nuk keni kohë për të bërë shëtitje relaksuese .Jeni në një garë ku duhet të dilni të parët ,ndaj bëni maksimumin.

Akrepi

Pas një mëngjesi disi nervoz si pasojë e Hënës, dita do të vazhdojë e qetë, ndonëse intensiteti I punës do të ketë një rritje. Jeni në qendër të vëmendjes së dikujt prandaj përfitoni.

Shigjetari

Fundjanari po afron prandaj duhet të nxitoni të arrini objektivat që i keni bënë vetes për këtë periudhë. Mirë fusha sentimentale por qëndroni pranë partnerit dhe do të ndiheni më mirë.

Bricjapi

Sot fantazia juaj do të jetë e pakufishme ,ndaj mos nguroni që ta përdorni në dobinë tuaj. Prania e Hënës do t’ju bëjë të përqafoni ndjesitë më romantike të jetës ,madje të përfundoni në ëndërrimtarë.

Ujori

Në drejtim të punës mund të shpresoni për të marrë suksesin e munguar ,nëse keni punuar mirë. Nuk do të mungojnë takimet e rëndësishme të cilat do të ndikojnë në realizimin tuaj profesional.

Peshqit

Dita juaj duhet të jetë relativisht pozitive ,duke parë dhe pozicionimin e Hënës që premton rezultate të mira në jetën profesionale. Nuk do të mungojë edhe ndonjë njohje re interesante.

Share: