Home KRYESORE Ja cila është gruaja e vetme, që fitoi në kryesinë e PD...

Ja cila është gruaja e vetme, që fitoi në kryesinë e PD me votat e saj

Jorida Tabaku është e vetmja grua që ka hyrë në kryesinë e Partisë Demokratike me votat e saj të drejtpërdrejta.

Në listën me 15 anëtarë të kryesisë së partisë, të cilët u votuan nga këshilli kombëtar numërohen 5 gra. Por sikurse ka bërë me dije dhe ka saktësuar  publikisht Emin Gjana gjatë leximit të listës në këtë përzgjedhje janë respektuar edhe kuotat gjinore.

Për këtë arsye, nga lista e fituesve janë larguar: Ervin Salianji, Aldo Bumci Roland Bejko, Gerti Bogdani dhe Luçiano Boçi, të cilët kanë patur vota të barabarta me anëtaret gra, që kanë hyrë në listën fituese. Gjana ka sqaruar se vetëm Jorida Tabaku ka patur votat e saj për të qenë direkt fituese.

Kujtojme se deputetja Demokrate Tabaku, ka qenë vazhdimisht aktive me denoncimet publike të konçensioneve dhe me çështje të debatuara dhe të ngritura në komisionin e ekonomisë.

 

Fituesit në kryesinë e PD

 Dhurata Çupi

Endri Hasa

Enklejd Alibeaj

Eno Bozdo

Fatbardh Kadilli

Flamur Noka

Florian Mima

Grida Duma

Izmira Ulqinaku

Jamarber Malltezi 

Jorida Tabaku

Kreshnik Collaku

Oerd Bylykbashi

Orjola Pampuri

Tomorr Alizoti

Share: