Home KRYESORE Ja kush jane 17 vjecaret qe grabitën me dhunë bashkëshortët

Ja kush jane 17 vjecaret qe grabitën me dhunë bashkëshortët

Të martën e kaluar, dy shtetas, burrë e grua u dhunuan dhe u grabitën në Memaliaj në momentin që po mbyllnin pikën e tyre të shitjes.

Policia ka mundur të vendosë në pranga ditën e sotme, tre 17 vjeçarë, si autorë të dyshuar të grabitjes së shtetasit Mustafa Mustafai dhe gruas së tij.

Sipas njoftimit të policisë  ata janë, A.Isomati, A.Cakaj dhe D. Nela të tre nga Memaliaj.

Më herët policia kishte ndaluar edhe shtetasin 29 vjeçar, Ilirian Korbi, banues në Paskuqan, edhe ky i dyshuar si autor i grabitjes.

Korbi u arrestua nga Policia e Shkodrës të martën në mbrëmje, ku ishte fshehur te njerëzit e tij të afërm.

Gjatë grabitjes, katër personat, i morën çiftit të bashkëshortëve 50.000 mijë lekë si edhe një telefon, dhe më pas i dhunuan me sende të forta. D.L/opinion.al

Share: