Home KRYESORE Mbyllen hetimet për Habilajt, ja çfarë po ndodh me Tahirin

Mbyllen hetimet për Habilajt, ja çfarë po ndodh me Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen për 9 të pandehurit e ceshtjes “Habilaj”. Kështu pritet gjyqi për Mojsi Habilajn, Florjan Habilajn, Armando Koçerrin, Fatmir Minajn, Nezar Seitin, Sabaudin Çelan, Tigrens Mezuarajn, Maridjan Sulajn, Armando Sulajn.

Prokuroria për Krime të Rënda nisi dy letër porosi të reja për Saimir Tahirin në Mal të Zi dhe Itali për të marrë informacione.

Kërkohen materialet e dosjes në Katania dhe do verifikohet një udhëtimi në 2014 i familjarëve të Tahirit. Burimet thanë se gjasat janë që të mos mbyllet hetimi në 19 janar. Por prokurorët do kërkojnë afat të ri për hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshem.

Dy ditë më parë prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara ka udhëtuar drejt Italisë për të bërë verifikime./opinion.al

Share: