Home KRYESORE Meta vendos sot për Ramën si ministër, ja çfarë tha sonte për...

Meta vendos sot për Ramën si ministër, ja çfarë tha sonte për vendimin

A do ta dekretojë apo jo kryeministrin Rama si Ministër i Jashtëm, dhe kur do ta bëjë këtë?

Presidenti Meta është shprehur në emisionin “Të Paekspozuarit” se do të vendosë ditën e nesërme nëse do të marrë ose jo një vendim të tillë.

Rakipi: Në Kushtetutë thuhet se postimi i ministrit është i papajtueshëm me çdo post tjetër. Kjo do të thotë se ju nuk do ta dekretoni Ramën?

Meta: Presidenti ka të drejtë të bëj interpretimin e tij fillestar. Nëse Edi Rama do të sjellë ty 5 ministra që do jem unë në këto ministri, ju ça do bëni do ta dekretoni?

Që të jemi të qartë kjo nuk thuhet në Kushtetutë, as e përjashton dhe as e aprovon këtë gjë. Ne shikojmë parime dhe precedentët tanë dhe të vendeve të tjera që mund të kenë qenë.

Rakipi: Ju po bëheni normal dhe po thyeni kushtetutën…

Unë nuk thash as do e dekretoj dhe as do ç’dekretoj, unë pas këtij emisioni do takoj këshilltarët e mi dhe ndoshta nesër mund të marrim vendimin. Në do të marrim vendimin më të drejtë.

Share: