Home KRYESORE Ministri jashtëm Ditmir Bushati urdhërohet të mos dalë jashtë shtetit

Ministri jashtëm Ditmir Bushati urdhërohet të mos dalë jashtë shtetit

Ditmir Bushatit, si ministër, i është ndaluar dalja jashtë shtetit. Përplasja institucionale mes Presidentit dhe Kryeministrit, me në fokus kreun e diplomacisë shqiptare, ka prodhuar pasojat e para në politikën e jashtme të vendit, duke filluar nga marrëdhëniet me Gjermaninë, vendi me më shumë peshë në Europë. Dhe kjo vjen për fajin e kryeministrit që propozoi emër jo të përshtatshëm për këtë detyrë jetike për Shqipërinë.

Mësohet se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka anuluar vizitën e tij në Gjermani, të programuar për javën e ardhshme. Bushati duhej të takonte homologun e tij në Berlin, ku të martën më 15 janar do të pritej në vizitë zyrtare nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass.

Për anullimin e vizitës së planifikuar e ku në Gjermani Ditmir Bushati ka simpati të plotë gjermane, ka vendosur kryeministri Rama, pra ka qenë vendim i formës së prerë që ta anullojë vizitën e programuar zyrtare. Dihet se Gjermania është vend lider në BE, natyrisht bashkë me Francën, e cila ka qenë hapur kundër ndryshimit të kufinjve mes Serbisë e Kosovës. Dhe ministri Bushati njihet si i linjës gjermane në këtë çështje jetike për Kosovën dhe Kombin.

Pra zhvillimet e fundit në Tiranë kanë detyruar Ditmir Bushatin të anulojë axhendën e jashtme, pjesë e së cilës ishin edhe dy takime në Bruksel më 10 janar, gjithashtu të anuluara: ai me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, si dhe takimi me eurokomisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, asnjëri prej të cilëve nuk u zhvillua.

Presidenti Meta është i vendosur të mos e dekretojë kandidatin 27 vjeçar dhe pa përvojë aq me tepër me deklarata pro coptimit të Kosovës. Por sipas ligjit Ditmir Bushati është ministër i jashtëm dhe duhet të zbatojë ligjin e detyrën deri në zëvëndësimin e tij me një tjetër me dekret presidencial.

Ndërkohë ministri Bushati vetëm dy takime ka të drejtë të zhvillojë, pavarësisht kësaj situate dhe anulimit të axhendës së jashtme. Mbeten të konfirmuara dy takime të tjera të ministrit Bushati me homologët e tij në Tiranë. Bëhet fjalë për vizitat në Shqipëri të ministrit italian, Enzo Moavero Milanesi, programuar për të mërkurën më 16 janar, si dhe atë të ministrit të Jashtëm holandez, Stef Blok, në axhendë të enjten.

Burimet shpjegojnë se për të ruajtur seriozitetin e shtetit, Ditmir Bushati nuk ka kërkuar anulimin e këtyre dy vizitave, për sa kohë ata janë ftuar nga autoritetet shqiptare, si dhe nga ana tjetër të dy ministrat e Jashtëm kanë konfirmuar vullnetin për t’u takuar me ministrin Bushati, pavarësisht zhvillimeve të fundit. Edhe këto dy vizita e kanë acaruar kryeministrin Rama, por ka qenë vendimmarrja personale e ministrit të jashtëm që nuk ka pranuar ti anullojë vizitat në Tiranë.

Mësohet nga burime konfidenciale se kryeministri po insiston që ministri Bushati të japë dorëheqjen, por deri këtë të dielë në darkë ministri Bushati nuk ka pranuar. Rreziku i izolimit diplomatik të Shqipërisë është aktual, nëse Bushati jep dorëheqjen, pasi në asnjë rrethanë presidenti Meta nuk e dekreton kandidatin Cakaj. Homologët europianë dhe amerikanë nuk pranojnë kurrsesi të takojnë apo priten nga një zv/ministër, edhe nëse Kryeministri e cakton ministër de facto. I pa dekretuar dhe i pa votuar në parlament, atë nuk ta njeh njeri.

Të mos harrojmë se Shqipëria ka kryesfidën e qershorit për tu votuar si vend kandidat për në BE dhe këtë e mbulon vetëm ministri i jashtëm. Po kështu takimet në NATO përfaqësohen vetëm nga kryeministri ose ministri jashtëm. Ose kur është nivel kryetarë shtetesh vetëm nga Presidenti. Në janar 2020 Shqipëria ka radhën e kryesimit të OSBE për një vit dhe duhet patjetër një njeri si Bushati apo edhe me lart për të drejtuar OSBE, pasi ky organizëm drejton në një farë mënyre botën e ku ka konflikte të forta.

Ndaj kryeministri duhet të nis emër tjetër për ministër të jashtëm në vend të Gent Cakaj. Në të kundërt izolon qeverinë e tij, por kryesisht Shqipërinë./Koha Jone

Share: