Home KRYESORE Mustafa Nano provokon: “Unë jam gay. Për herë të parë e provova…”

Mustafa Nano provokon: “Unë jam gay. Për herë të parë e provova…”

Mustafa Nano i cili bën ndonjëherë si gazetar kontrovers, sidomos kur “merr guximin” dhe flet për tema të cilat janë gati-gati tabu, ka provokuar sërish së fundmi, me shijet e tij ndaj meshkujve dhe impotencën ndaj grave.

Këtë gjë Nano e ka bërë edhe gjatë shfaqjes së tij “One Man Show”, dedikuar tërësisht marrëdhënieve seksuale.

Gazetari ka bërë një deklaratë të çuditshme në skenë, pasi ka thënë se është “gay”.

Ai është shprehur kështu:

“Unë jam gay. Për herë të parë e provova me Mariglenin në Skrapar.”

Gjithashtu gjatë monologut të tij të gjatë në skenë, ai foli edhe për aftësitë e burrave në shtrat.

Mustafa Nano tha, për këtë argument se…

“Ngordhalaq në shtrat. Gratë, mund të kenë 4-5-6 orgazma, brenda të njëjtës dalldi. Ne burrat nuk jemi ato bishat seksuale që dukemi”.

Një ditë pas deklaratës që ka habitur jo pak njerëz, ka reaguar kolegu i Mustafait Enkel Demi, i cili shkruan se Mustafai ka bërë një gjest të guximshëm publik, dhe askush nuk duhet ta zerë me gurë për këtë.

Tani presim të reagojë Marigleni.

k.a. / dita

Share: