Home KRYESORE Ngjela flet për Cakajn: Rama e zgjodhi këtë spurdhjak sepse është…

Ngjela flet për Cakajn: Rama e zgjodhi këtë spurdhjak sepse është…

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, avokati Spartak Ngjela komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër të jashtëm si dhe debatin e shkaktuar.

Ngjela tha se i gjithë problemi është tek ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Gent Cakaj ka thënë se është pro.

“I gjithë problemi është tek ndryshimi i kufijve.

Kryeministri nuk ka mendim, e ka sforcato. Unë mendova se duke qenë ky shqiptar i Kosovës, do lëvizte Meta, se dhe Meta i Gruevskit ka qenë, ca do prisja unë nga Meta, por sot mora informacionin që ky (Caka) është për ndërrim territoresh… një spurdhjak i vogël… me ç’të drejtë, ai 28 vjeç? A e kupton tani ku jemi?!

Për çfarë i duhen Ramës territoret e Kosovës? Interesi kombëtar nuk është mendimi i kryeministrit. Nëse ky donte të vinte një njeri nga Kosova tek ministria të vendoste një intelektual dhe akademik.

Ndërrimi territorit është konflikt.

Ky merr atë që ka mendimin për ndërrimin e territoreve. Territorin nuk e lëviz askush sepse është doktrina ‘Klinton’.

Problemi është se Trump i dërgoi letër presidentit Vucic dhe i tha se do ta pësosh keq. Nuk ishte letër me falënderime, por Trump thoshte zgjidhe këtë problem se do e pësosh keq. Gent Cakaj është shprehur pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Amerikanët merren vetëm me mazhorancën. Ne shohim se Amerika nuk e do ndërrimin e territoreve”- tha Ngjela./Hapur.al

Share: