Home I pakategorizuar Opozita paralajmëron Ramën: Nuk ka më zgjidhje politike, fjalën e kanë qytetarët...

Opozita paralajmëron Ramën: Nuk ka më zgjidhje politike, fjalën e kanë qytetarët para Kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kvijuar me turin e takimeve me qytetarët, të cilët i fton të bëhen pjesë e protestës së paralajmëruar për tu mbajtur më 16 shkurt.

Gjatë takimit të tij me qytetarë të Kamzës, Basha paralajmëroi se tashmë fjala është e qytetarëve, pasi sipas tij çdo zgjidhje tjetër politike është ezauruar.

“Politikisht kemi shteruar çdo mjet për zgjidhje. Ta zgjidhim siç e zgjidh çdo popull europian. Kemi ardhur t’ju kërkojmë ndihmë, sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie politike apo të një aleance opozitare, zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë. Ne, Partia Demokratike, kemi dalë përballë betejave, duke pasur mbështetjen e qytetarëve edhe të të majtëve, për dekriminalizimin, për ndarjen e politikës nga krimi, për platformën tonë antimafia, për oligarkinë. Që t’jua marrim lekët kudo që t’i kenë, t’ua marrim paratë që ua kanë marrë shqiptarëve dhe t’ua kthejmë shqiptarëve. Ju e keni parë që të gjitha këto beteja politike kanë ndeshur në murin e mohimit nga Edi Rama dhe nga banda me të cilën sundon shqiptarët. Shqipëria sot nuk qeveriset por sundohet nga një bandë. Ne politikisht kemi shteruar çdo mjet për ta zgjidhur këtë. Prandaj sot kemi ardhur t’ju kërkojmë ndihmë. Ta zgjidhim siç e zgjidh çdo popull europian. Kemi ardhur t’ju kërkojmë ndihmë, sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie politike apo të një aleance opozitare, zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë. Ju ftoj që me zgjidhjen në mendjen dhe shpirtin tuaj të vini e të marshoni më 16 shkurt në Tiranë”, tha Basha.

Basha u kujtoi banorëve se Rama dhe familja e tij fituan 4 milionë euro nga shitja dhe rishitja e energjisë elektrike brenda një dite, një aferë kjo e zbuluar së fundmi dhe që e shpjegon qartë  arsyen pse ramës i duhet “Abi Bank”.

Basha tha: “E mbaj mend shumë mirë atë ditë kur banesat tuaja ishin përmbytur. Më është dashur të mbaj vetë kur pashë se gjithçka e kishte marrë lumi, në kuptimin e vërtetë, jo figurativ. Në krye të detyrës ishte vetëm kryetari dhe punonjësit e bashkisë, të tjerë jo. Pas disa ditësh, kur situata ishte qetësuar, erdhi ‘fantazma’, që i rrahu shpatullat njerëzve dhe që lëshoi di-tre batuta dhe lëshoi mashtrimin tek kryetari i Bashkisë se do të kesh fondin 700 milionë!

Po të shkojmë sot në këto shtëpi, gjendja materiale është e mjeruar. Fatura totale e dëmit është afro 4 milionë euro! Kjo është e rëndësishme sepse dje media kombëtare dhe ndërkombëtare kanë zbuluar një aferë të familjes së Ramës: brenda një ditë kanë shitur dhe rishitur energjinë e KESH-it dhe kanë fituar 4 milionë euro!  Ja pse duhet ABI Bank! Se nuk bëhen me trasta këto miliona! E ka zbuluar një ekspert slloven!”

(B.B/ Faxweb.al)

Share: