Home KRYESORE Përgjimet te “Zëri i Amerikës”, prokuroria hetime për nxjerrje sekreti

Përgjimet te “Zëri i Amerikës”, prokuroria hetime për nxjerrje sekreti

“Zëri i Amerikës” publikoi mbrëmjen e djeshme një sërë përgjimesh që lidhnin zyrtarë të pushtetit aktual me grupe kriminale, që bashkëpunonin me njëri-tjetrin për blerjen e votave.

Ditën e sotme, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka nisur një hetim për mënyrën se si këto përgjime kanë rrjedhur.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria bën me dije se është duke kryer hetime për veprën penale: “Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë dalja e këtyre përgjimeve po bëhet në kundërshtim me ligjin.

“Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim.”-thuhet më tej në njoftimin e prokurorisë./opinion.al

Share: