Home KRYESORE Prokurorja e Krimeve të Rënda “blen” apartamentin tek administratori që e heton!

Prokurorja e Krimeve të Rënda “blen” apartamentin tek administratori që e heton!

Sekretari për Marrëdhëniet Ligjore në PD, Gjata deklaroi dje prova të reja të dyshimta në lidhje me dosjen e pasurisë së kryeprokurores që së Krimeve të Rënda. Një tjetër provë e re e dyshimtë në lidhje me këtë pasuri lidhet me një apartament që kryeprkurorja e ka blerë nga një kompani, administratatori i së cilës është në ndjekje penale nga vetë prokuroria që ajo po heton. Pra, “blen” apartament tek administrator që e heton dhe për më tepër çmimi i deklaruar i blerjes është nga 300 deri në 400 euro më lirë se sa tregu real i shitjes së këtyre apartamenteve.
Gjata publikoi para medias, të gjitha shkeljet që janë vërejtuar në deklarimin e pasurisë së zonjës Prela, duke filluar nga apartamenti që ajo ka blerë së fundmi prej administratorit të një firme që po hetohet nga institucioni i drejtuar prej saj.
“Kemi dosjen e zonjës Donika Prela, që është dorëzuar në Veting, tha Gjata. Janë disa raste që duhen hetuar me shumë seriozitet, që komisioni të mos bjerë.
Le të fillojmë me rastin e një apartamenti, që zonja Prela ka blerë tek një firmë, ku administratori i saj është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, që ajo drejton.
Çmimi i blerjes së këtij apartamenti, është ulur ndjeshëm.

Pse? Pse për këtë prokurore?
Pa folur për raste të tjera për blerje apartamenti në Durrës për 1 milion lekë dhe shitje për 4 milionë lekë? A hetohet këtu për pastrim parash apo kontrata fiktive?
Më e rëndësishme është procesi gjyqësor që bashkëshorti i saj ka hapur me kompaninë ku ka punuar , “Bruçi”, për mospagim sigurimesh.
Por padia është hapur tani, pas 7 vjetësh, në një kohë kur Kodi Penal s’e pranon, se e drejta e kësja padie është parashkruar.
Po si dreqin, nuk e ditka, kjo zonjë, që është e parashkruar?!
Kaq trashë është gatuar kjo, sa duket se ka një mbështetje nga organet e Vetingut.
Ndaj, institucioni i Vetingut duhet të heqë dorë nga standarti i dyfishtë”.
Prokurorja e Krimeve të Rënda ka marrë një apartament, është në një marrëdhënie kontraktore me një kompani, administratori i të cilës është nën hetim nga prokuroria që ajo drejton.
Çmimi është shumë më i lirë se ai i tregut, 300-500 euro më i lirë se çmimi i tregut për metër katrorë dhe kjo del nga vetë thirrja që kjo kompani ka bërë për shitjen e apartamenteve të pallatit të ndërtuar nga kjo ku të gjitha çmimet shkojnë minimumi nga 250-500 euro më shtrenjtë për metër katrorë se ç’e ka blerë apartamentin zonja Prela. Pse ky diferencim, kjo ulje çmimi për këtë prokurore e ndodhur në këto kushte?
Më i rëndësishëm është procesi gjyqësor që bashkëshorti i zonjës Prela ka hapur me kompaninë ku ka punuar për mospagim taksash.
Megjithëse për vite me radhë ka përfituar të ardhura dhe nuk ka paguar taksa, kujtohet tani pikërisht pasi është futur në procesin e rivlerësimit zonja Prela. Këtë padi e ka hapur pas 7 vitesh.
Kodi civil nuk ta jep këtë mundësi që të hapësh një padi të tillë për shpërblim dëmi për mospagim taksash, sigurimesh pas 7 vitesh sepse është parashkruar./RD

Share: