Home KRYESORE Rama sulmon pedagogët: Lënë studentët rrugëve, duan të rrinë vetë në kafe

Rama sulmon pedagogët: Lënë studentët rrugëve, duan të rrinë vetë në kafe

Kryeministri Edi Rama po bën çdo përpjekje për të shuar kauzën e studentëve dhe për të përçarë proetstën e tyre. Siç vetë ata kanë deklaruar janë kërcënuar e shantazhuar prindërit gjatë festave ndaj shumë syresh nuk dolën në protestën e 7 janarit. Jo vetëm kaq, presion po bëhet edhe me forca policie të cilat patrullojnë nëpër fakultete. Vetë Kryeministri Rama publikoi sot VKM-në për uljen e tarifave duke u dhënë studentëve që tashmë s’kanë më asnjë motiv të rrinë në rrugë.

Po sot ai sulmoi ashpër pedagogët dhe punonjësit e administratës në universitete.

“Qeveria do paguajë 50% të tarifës për studentët, 100 % për ata me ndihmë ekonomike dhe kategorinë të sepcifikuara që do marrin një bursë studimore. Tani këtë edhe bufat e parkut të liqenit e kanë marrë vesh nuk e paskan marrë vesh disa bufa të sekretarisë së universiteteve. Ka pedagogë që nuk duan të bëjnë mësim, por preferojnë që t’i lënë studentët rrugëve se duan të rrinë vetë nëpër kafe. Bëjnë lojën e nonë dajës, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e qeverisë se tarifa për studimet master nuk do të ulet.

“E kam dëgjuar fjalën master deri në 3 të mëngjesit më shumë se tërë gjelat e Surrelit. S’ka mundësi dhe s’është e drejtë të ndërhyhet tek masteri, nuk ndodh askund. Do të përgjysmojmë masterin për ata me 9-10 dhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike. Të tjerët do e paguajnë të plotë. S’kalohet jeta studentore duke kërkuar nga shteti apo nga prindërit. “-tha Rama./opinion.al

Share: