Home KRYESORE Somnambul. Nga Norel Zaimi

Somnambul. Nga Norel Zaimi

Në dorë të dhanë jetën që të përket
të mbyllur në qelq, si një peshk i kuq.
Si luspë mendimi arsyes iu puq.

S’të gjegjet fjala pasqyrës kur flet,
të shuhen yjet në sy ty prore,
të shket prej dore, jeta që more.

Ti ecën rrugës pa frymë, pa lenë gjurmë
dhe rreh që jetën ta kthesh në kurm.

Përtej harresirës somnambul, njeriu kërkon
jetën e vet që rri pezull në hon.

Share: