Home KRYESORE Sugjerimet e Shijes: Çokollata ju bënë më inteligjent

Sugjerimet e Shijes: Çokollata ju bënë më inteligjent

Studimet mbi çokollatën dhe përfitimet për shëndetin. Një nga studimet e fundit i kryer në Universitetin e Australisë së Jugut, tregoi se ky ushqim kaq i dashur, kur konsumohet rregullisht, të paktën një herë në javë, mund të përmirësojë funksionin e kujtesës dhe inteligjencës. Këtë herë në studim nuk flitej vetëm për çokollatën e zezë por edhe për çokollatën me qumësht, që sipas studimit ka të njëjtat vlera të dobishme për shëndetin.

Këto përfundime dolën pas një studimi 30 vjeçarë tek 968 persona të moshës 23-98 vjeç, pjesëmarrësit u pyetën, nëpërmjet pyetësorëve të ushqimit, për frekuencën e konsumit të çokollatës. Vullnetarët iu nënshtruan më pas një seri testesh njohëse të projektuara për të matur performancën e tyre në fusha të ndryshme, duke përfshirë kujtesën vizuale, aftësinë verbale dhe kapacitetin në punë. Doli se konsumimi javorë i çokollatës është i lidhur me funksione më të mira në çdo fushë të dijes.

Efektet pozitive janë vërejtur jo vetëm tek personat që konsumonin çokollatë të zezë, por edhe tek ata që konsumonin çokollatë me qumësht. Sipas studiuesve, rezultatet mund të rrjedhin jo vetëm nga përmbajtja e flavonoideve, të cilat janë në sasi të ndryshme në varësi të llojit të çokollatës, e cila është veçanërisht e lartë tek çokollata e zezë. Pas zemër, edhe truri duket se përfitonë nga vetitë e këtij ushqimi super të shijshëm.

Kompania Neranxi ka menduar për shëndetin tuaj duke sjell në tregun Shqiptar një nga Kompanitë Belge më prestigjioze në botë ‘Callebaut’

Share: