Home KRYESORE Të flesh edhe pasi bie zilja e zgjimit, shenjë inteligjence

Të flesh edhe pasi bie zilja e zgjimit, shenjë inteligjence

“The Independent” sjell një studim, të kryer nga kërkueset Satoshi Kanazawa dhe Kaja Perina.

Të dy studiueset mbështesin idenë se organizmi ynë ka tendencë të ndjekë ende ritmet e paraardhësve tanë, të cilët shkonin të flinin (dhe rrjedhimisht zgjoheshin) relativisht shpejt.

Ritmet e ditëve të sotme imponojnë orare totalisht të ndryshme, ndaj të zgjohesh në një orë të caktuar, do ishte të impostohej trupi në një orar me të cilin nuk jemi ambjentuar.

Përkundrazi, të ndjekësh ritmet natyrale, do ndihmonte në zhvillimin e potencialeve dhe është për këtë arsye që, në përgjithësi, mendjet më kreative janë ato mendje që kanë vështirësi për t’u zgjuar.

Një tjetër studim, kësaj radhe nga universiteti i Southhampton, ka kryer një hetim mbi zakonet e gjumit të 1229 burrave dhe grave.

Mesa duket “bufët” (ata që nuk shkojnë të flenë para orës 23.00 dhe nuk zgjohen para orës 8.00), për shkak të rrethanave social-ekonomike në të cilat jetojmë, pikërisht për shkak të karakteristikës së tyre të krijimtarisë, gjejmë se kanë një stil jete dhe rrogë më të mirë se ata që shkojnë të flenë më herët. Në thelb, janë më të lumtur.

Share: