Home KRYESORE Të jetosh me dhimbjen….! Nga Marsela Xhafa

Të jetosh me dhimbjen….! Nga Marsela Xhafa

Të jetosh me dhimbjen….!

Thonë se koha shëron plagët.
Nuk është e vërtetë.
Koha i thellon plagët, i bën ato më të trishtueshme, më të dhimbshme.
Koha të jep ndjesinë e harresës.
E.. kjo qenka më e vështira. Mendon se harron, por dhimbjen e ke të strykur në skutat më të thella të zemrës.
Ajo është aty, edhe kur ti përvesh mëngët e zhytesh në punë.
Është aty edhe kur je në bisedë ë sipër.
Po, po aty është edhe kur në cepin e buzët të formohet buzëqeshja.
Është aty kur ecën dhe mes njerëzve ti kërkon ta shohësh atë, kur përpiqesh të zbulosh mes syve të tyre shikimin që të mungon.
Është me ty kur merr frymë.
Është me ty kur hap sytë dhe kupton që nuk është ëndërr.
Është me ty kur zbulon se sa forcë ka brenda teje.

E dini?! Kjo qenka dhimbja e vërtetë.
Kur ti qan, po, po kur ti qan me zemër e pa lot.
Kjo është! TASHMË PO JETON ME DHIMBJEN!

Share: