Home KRYESORE Të ndalet këlyshi i Jovica Stanishqit, Baton Haxhiu

Të ndalet këlyshi i Jovica Stanishqit, Baton Haxhiu

Nga Reshat Badallaj-Zhuriani

Në këtë shkrim sot nuk do t´i përsëris disa që i kam thënë vite të tëra në gazetën më të lexuar në botën shqiptare, që quhet “KOSOVA SOT”, sepse mund t´i lexoni në arkivin e saj. Por, dua t´ju përkujtoj se ky spiun shumë i rrezikshëm me librezë zyrtare që nga viti 1990, ndërkaq, babai i tij, Fazli, ka qenë denbabaden argat të Serbisë fashiste dhe sidomos te OZNA-s DHE TË UDB-së FAMËKEQE QË KANË BËRË HATA NDËR SHQIPTARËT. Këta këlysh hotel “NOVA JUGOSLLAVIA” DHE zyrat e UDB-së serbe në Biligrad i kanë shëtitur më shumë se dhomat e tyre. Babë e bir, pra Fazliu, por në popull njihet si Fazli qeli, kanë marrë në qafë shumë shqiptarë të pafajshëm duke i spiunuar dhe duke i burgosur me deklarata të rrejshme të montuara politikisht.

Baton Haxhiu, ka qenë ndër spiunët më të besuar të Slobodan Milosheviqit, që kishte zbarkuar në Kosovë. Gjatë luftës ishte angazhuar për të zbuluar istikamet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kështu që bie në gjurmë të SHIK-ut dhe merret vendimi në Likoc të Drenicës për arrestimin e tij dhe në qoftë se është me kordonin e vdekjes të paramilitarëve të Drazh Mihajli të vritet si qen i zgjebosur.

Gjithmonë ka qenë i mbrojtur nga MUP-i serbian dhe nuk ka ikur me popullin gjë sikundër në Shqipëri, Maqedoni,Mal të Zi dhe as në Diasporë,përkundrazi rri dhe fle në shtratin e hotelit “GRAND” bashkë me Sorrosin, djalin e ambasadorit të Serbosllavisë së asaj kohe, Rexhai Sorroit,Vetonin dhe një gazetarë grekë. Takimet me krerët e UDB-së Këtë zagar dhe langua të Slobodan Milosheviqi, BATON FAZLI HAXHIU, ËSHTË DËGJUAR VAZHDIMISHT SE KOMUNIKONTE ME UDB-në SERBE DHE PIKËRISHT ME KRYEUDBASHIN E TMERRSHËM QË KISHTE BËRË KASAPHANË NDËR SHQIPTARËT,JOVICA STANISHQIN.

Krimineli Jovica Stanishiqi, merret vesh se do të takoheshin patjetër në Kosovë dhe vjen me shumë gjakësorë dhe kasapë, njerëz të droguar që enkas ishin liruar nga burgjet dhe Batoni dhe këta këmishëzinj dhe gjakzinj, ikin nga syri i popullit dhe vendosën në Brezovicë në HOTEL, por, hoteli ishte i rrethuar dhe i mbrojtur rreth e rrotull me nipat e Drazh Mihajli deri në dhembë të armatosur. Këlyshit të UDB-së serbe, Batonit i kishte hyrë frika në palcë se ishte hetuar nga shqiptarët dhe për të hedhur syve pluhur sajon se kinse është i vrarë dhe merr telefonin dhe i bie te “TANJUG-“u kinse e kanë vrarë këtë këlysh.

Shqiptarët nuk e marrin seriozisht,por si një qen i zgjebosur, shumë sosh thoshin se NJË SPIUN MË PAK, SE BOLL SHQIPTARË KA MARRË NË QAFË! Shih për këtë, MUP-i serb e marrin me veturën e tyre, me përcjellje dhe e fusin në Maqedoni. Këlyshi i UDBsë, Baton Haxhiu, që ndër dej i buron gjaku i zhupanëve dhe vojvodëve, mundohet të arsyetohet se këta kanë ardhur të ndërmjetësojnë për “takimin” Slobodan Milosheviq dhe Mahmut Bakallin, mirëpo këtë tradhti të këtij askush nuk e mori të besueshme dhe seriozisht se e njihnin pragun e tyre që shumë të zeza i kanë bërë shqiptarëve.

Edhe një njeri i pashkollë nuk e besonte, sepse secili mendonte ta zëmë; përse pikërisht ky këlysh i UDBsë, përse ikën në Brezovicë larg syve të popullit, përse me Mahmut Bakallin që ishte i shtyrë në moshë dhe sëmundje, përse e largojnë nga pozita e kryeredaktorit dhe çka zbulohet nga tradhtia e tij dhe njëmijë e një pyetje tjera. Dhe përse ky langua i UDB-së, Baton Haxhiu, nuk mori guximin t´iu drejtohet popullit se cila ishte e vërteta që takohej me krerët e UDB-së? Cila ishte e vërteta se përse u dënua me vdekje, të vritet nga UÇK- ja në Likoc të Drenicës? Hesht, sepse është ne dijeni se është kapur me spiunët e tmerrshëm serbianë që kanë bërë kasaphanë në Kosovë.

I paguar nga banda Devolli Përse ky hajn dhe ky spiun i UDB-së, Baton Fazli qeli, hyri në Biligrad, kur ishin trazirat dhe digjej flakë qyteti dhe asnjë këmbë e gazetarëve shqiptarë nuk guxonte të hynte atje? Murtaja dhe kolera e zezë, Baton Fazli Haxhiu, tani më hapur është me Serbinë fashiste për të coptuar Kosovën. E dimë se paguhet shumë me miliona ndaj vepron pa pushuar kundër shqiptarëve, por është në mbrojtje të tyre të kriminelëve të BIAs, nga njëmijë raste po i japim vetëm dy më të rëndësishme: Ky langua dhe zagar i UDB-së kur preken interesat e Serbisë fashiste hallakatet dhe vepron kundër shqiptarëve. E para, kur pastruan stallat me ushqime qensh e derrash, me simptome kancerogjene për t´i vrarë dhe tredhur shqiptarët, i rezervuan shqiptarëve në sofër krunde në vend të miellit, duke i krahasuar shqiptarët me kafshët, pasi kthen mbrapshtë z. Panajot Panariti, ish-ministër i Republikës së Shqipërisë, ky turrë e vrap shkon atje dhe dalldiset se duhet të lihen t´i hanë shqiptarët dhe të shfarosen ngadalë.

Ky këlysh bashkë me bandën serbiane Devolli, të paguar nga serbët, i ikin edhe tatimeve në dogana qëllimisht ta dëmtojnë dhe të shkatërrojnë buxhetin e shtetit dhe e dyta. Ditë më parë kanabisti, Edvin Kristaq Rama, miku dhe krushku i Aleksandër Vuçiqit, u përplas me presidentin e Republikës së Shqipërisë,z. Ilir Meta, për të mos dekretuar Gent Cakajn, një emër i panjohur, që nuk e njeh as mëhalla e tij dhe atë për Ministër të Jashtëm.

Unë nuk i ndaj në kosovar e shqiptar të Shqipërisë, vetëm e vetëm që nuk dekretoi për që kishte përkrahur idenë serberuse, për ndryshim kufijsh. Pra, këlyshi, langoi dhe zagari i Serbisë fashiste, Baton Haxhiu, hallakatet vetëm e vetëm përse nuk përkrahin planin serbo-rus dhe të langonjve shpirtshitur… Kësaj radhe kaq për sot, duke vazhduar në shkrimet e radhës se çka i lidh familjen e Hashim Thaçit me familjen e Baton Fazli Haxhiut, baballarëve të tyre Haxhiut, babai i Hashimit, që ishte “shumar” dhe Fazli qelit, babai i Batonit, se kënd e kënd e kishte burgosur bashkëpunëtor të Serbosllavisë dhe si mbanin patllaket me leje serbe dhe deri te gjyshërit e tyre se si kanë qenë bashkëpunëtorë të OZN-as FAMËKEQE, Sinan Idriz Thaçi dhe gjyshi i Batonit ç´lidhje kishte me krajlin dhe si mbanin trobojnicën e Aleksandër Rankoviqit, që kishte lëshuar kosën e vdekjes në plisbardhët shqiptarë…/Kosova Sot.

Shenim: Opinioni i artikull shkruesit jo domosdoshmerisht perkon me opinionin e revistes tone. Ne jemi te hapur per cdonjerin qe ka opinion, apo fakte te kunderta.

 

Share: