Home KRYESORE Tentuan të vjedhin bankomatin, dy të arrestuar

Tentuan të vjedhin bankomatin, dy të arrestuar

Dy persona të maskuar dhe me leva në duar kanë tentuar të thyejnë bankomatin e një banke në Bulqizë, por janë arrestuar nga policia.

Shtetasit me inicialet E.A, 31-vjeç dhe F.L, 35-vjeç, të dy banues në Bulqizë, të shtunën në mëngjes, kanë tentuar të grabisin paratë në Lagjen e Re, Bulqizë.

Sipas policisë, të dy personat janë dënuar më parë për vjedhje.

“Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit të datës 26.01.2019, të maskuar dhe me sende të forta tentuan të vjedhin bankomatin e filialit të një banke të nivelit të dytë në “Lagjen e Re” Bulqizë”,- sqaron policia lokale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë./Rel.d/Opinion.al

Share: