Home KRYESORE Video/Miliona euro dhe sende me vlerë,si u kapën në flagrancë 2 shqiptarët

Video/Miliona euro dhe sende me vlerë,si u kapën në flagrancë 2 shqiptarët

Dy shqiptarë janë arrestuar në zonën e Forlit në Itali pasi kishin kryer një seri vjedhjesh.

“Skifeterat” e moshës 23 dhe 27 vjeç, mësohet se në momentin e arrestimit janë përleshur me karabinierët. Mediat italiane raportojnë se ata kanë goditur me grushte e shqelma policët, në përpjekje për t’u arratisur.

Gjatë kontrollit u gjetën bizhuteri të shumta, sende të tjera me vlerë dhe mbi 10 mijë euro.

Ndërkohë, në një makinë që ata e përdornin për të lëvizur, u gjet një gur fresibël që shërben për të prerë kasaforta. Kontrollet e mëvonshme kanë zbuluar se ndaj njërit prej tyre ishin lëshuar dy urdhër-arresti ndërkombëtar, për tentativë vrasje dhe armë pa leje, lëshuar nga Greqia dhe Spanja. /Ri-De

Share: