Home KRYESORE Video/ Studentët e ngujuar: Duam bukë, s’na lejojnë të marrim ushqime

Video/ Studentët e ngujuar: Duam bukë, s’na lejojnë të marrim ushqime

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistiikës prej 12 orësh vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar, pasi rojet nuk i lejojnë të dalin dhe për më tepër të marrin ushqime.

Në videon e publikuar nga Opinion.al, vihet re administratori i rojeve private të këtij fakulteti i cili ka bllokuar derën, duke mos lejuar studentët të dalin jashtë dhe as të marrin ushqime.

Ata pohojnë se nuk po i lejojnë shokët e tyre të fusin ushqime në godinën e fakultetit ku po qëndrojnë prej orësh.

Po na lënë pa bukë, nuk lënë që të na sjellin ushqime, mos na detyroni të futemi në grevë urie”,- shprehen ata.

Pamjet janë tepër të rënda, pasi administratori është konfliktuar me disa prej tyre, madje në një moment i ka marrë celularin një studenteje nga dora duke e hedhur në tokë.

Protesta e studentëve prej ditës së djeshme është zhvendosur në ambientet e fakulteteve, duke bojkotuar mësimin e duke nxjerrë karrige dhe tavolina në korridor, me qëllim pengimin e zhvillimit të mësimit, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Përballë këtij fakulteti, vetëm pak metra nga porta kryesore, janë vënë re edhe forca policie.

Studentët konfliktohen fizikisht me administratorin e rojeve private

 Administratori i rojeve private i merr nga dora studentes celularin dhe e hedh në tokë
Share: