Home KRYESORE Berisha përmend emrat: Të gjithë ishin në anën e përdhunuesve!

Berisha përmend emrat: Të gjithë ishin në anën e përdhunuesve!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kavajë rreth dy muaj më parë, ku një vajzë vetëm 13 vjeç, nxënëse e shkollës “Rilindja” është përdhunuar nga një grup djemsh. Dje, denoncoi Berisha dhe sot Policia arrestoi 7 nga 8 adoleshentët e dyshuar si autorë të kësaj vepre kriminale. Por pse u mbajt kjo ngjarje e fshehtë për 2 muaj? Pse nuk u arrestuan më parë përdhunuesit? Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk kanë asnjë koment për ngjarjen e rëndë. Është sërish Berisha i cili shkruan se prindërit e vajzës kanë denoncuar por të gjithë drejtuesit e institucioneve janë vënë në krah të përdhunuesve, përfshirë drejtoreshën e shkollës, dhe vëllain e saj prokuror në Kavajë.

Statusi i plotë i Berishës

Shtet i perdhunuesve te Kakistokracise!

Miq, rreth 2 muaj me pare nje nxenese perdhunohet kolektivisht nga 8 apo dhe 16 nxenes dhe jo nxenes te shkolles “Rilindja” Kavaje. Krimin e dinin te gjithe por nuk flisnin sepse shteti ishte i perdhunuesve.

Prinderit e vajzes denoncuan krimin e shemtuar ne polici, por me kot.

Drejtori i policise apo narkokomisari i Kavajes dhe narko policia heshti. Ata qendruan ne anen e perdhunuesve. Perdhunuesit jane tanet!

Sherbimi i inteligjences se policise e mori vesh dhe raportoi por eproret ishin ne anen e perdhunuesve.

Sherbimi informativ Kavaje e mori vesh dhe informoi qendren, eproret e tij informuan ministrat e arsimit dhe rendit si dhe kryeministrin por perseri keta qendronin ne anen e perdhunuesve. Vae Victis, Mjere Viktima!

Drejtoresha e shkolles Deje Qarri heshti sepse edhe ajo ishte ne anen e perdhunuesve.

Vellai i saj Ed Qarri, prokuror heshti sepse ishte ne anen e perdhunuesve.

Drejtoresha e arsimit Sonila Peza heshti dhe fshehu krimin se perdhunuesit jane tanet, pra ishte ne anen e perdhunuesve.

Miq, jo te gjithe keta jane vet perdhunues apo te perdhunuar por per te gjithe keta, sojin e tyre te peshtire, ne shtetin e perdhunuesve, perdhunimi nuk eshte krim. Per sojin e tyre te felliqur femija, nderi, morali njerezor nuk ekziston.

A nuk ishte ish kreu i bashkise se tyre Rroshi me pese emra i denuar per perdhunim?

A nuk ishte krye krye kreu i tyre Edvini qe mbronte me krenari kryetarin e tyre te bashkise perdhunues?

Pra ne shtetin e perdhunuesve perdhunimi nuk eshte krim dhe kjo quhet kakistokraci apo regjimi me i keq mbi toke.

Arrestimi i adoleshentëve

Gjykata e Kavajës ka dhënë sot masën “arrest me burg” për 7 adoleshentë të akuzuar për abuzim seksual me një të mitur në shkollën “Rilindja” në Kavajë.

Ata akuzohen për për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Të gjithë djemtë e lënë në burg janë të moshave nga 15 deri në 17 vjeç.

Në kërkim është shpallur edhe një 15-vjeçar tjetër sipas burimeve.

Pasi kanë dëgjuar nga e mitura historinë së bashku me vajzën ata kanë bërë denoncimin në polici, e cila menjëre ka arrestuar 7 të rinj ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër.

/Ri-De

Share: