Home KRYESORE Gazetarja Kociu: mendjen te takimi i ambasadores gjermane me Ditmir Bushatin…

Gazetarja Kociu: mendjen te takimi i ambasadores gjermane me Ditmir Bushatin…

Nga Mimoza Kociu

Ne zhurmen e djegies se mandateve te PD, kaloi pa vene re sot nje takim i ambasadores gjermane Susanne Schulz me ish ministrin e jashtem Ditmir Bushati.

Interesante duhet te kene qene mesazhet qe ambasadorja i ka percjelle ne emer te Merkel. Vete kryeministri tha te Kol Balla se kishte biseduar nje ore e 10 min me ZYREN e kancelares.

Pra Merkel qe e mori ne krah ne Iniciativen e Berlinit, nuk komunikon me direkt me kryeministrin tone,por permes vartesve te saj.

Ndersa perzgjedhja e Bushatit sot ne nje takim pak metra larg zyres se KM ka gjithe tiparet e nje mosbesimi diplomatik ndaj shefit te qeverise. Roli i Rames ne idene e rishikimit te kufijve Kosove – Serbi dukshem nuk i pelqen kancelares e kjo ka sjelle ftohjen e marredhenies, por edhe perzgjedhjen e interlokutoreve te tjere ne Shqiperi.

E njejta situate edhe me SHBA, pertej lobimit te forte qe bejne ideatoret e ndryshimit te kufijve. Pra kryeministri qe ben moskokecaresin per protestat, njelloj si Vucic ne Serbi, ka nje hall jo fort te vogel me nderkombetaret e fuqishem, qe i kishin dhene besim.

Acari diplomatik per kryeministrin qe tjeter premton e tjeter ben tani eshte i dukshem!

Share: