Home KRYESORE Habisin prindërit e shkollës ”Rilindja” në Kavajë: Abuzimet seksuale janë të moshës,...

Habisin prindërit e shkollës ”Rilindja” në Kavajë: Abuzimet seksuale janë të moshës, po bëhet politikë!

Përdhunimi i një nxënësje nga qyteti i Kavajës nga një grup djemsh është një ngjarje e rëndë, që ka tronditur mjaft qytetin, dhe prindërit e fëmijëve që shkojnë në shkollën Rilindja.

Qytetarë të Kavajës që janë njëkohësisht prindër të nxënësve të së njëjtës shkollë shprehen se janë njohur me ngjarjen pasi është zhvilluar një mbledhje nga drejtoria me prindër të ndryshëm.

Qemal Karaosmani shprehet se është e papranueshme që ngjarja nuk u denoncua  nga shkolla, por kjo u be vetëm pasi u publikua në facebook-un e Berishës.

Një tjetër prind i dy nxënësve në shkollën Rilindja shprehet se shkolla nuk ka pasur dijeni për ngjarjen dhe ajo u zbulua pasi prindërit kuptuan një ndryshim në gjendjen emocionale të vajzës së tyre.

Ajo që përbën çudi është fakti se një prej prindërve e justifikon ngjarjen duke thënë se ky veprim vjen prej moshës së të miturve, dhe nuk duhet politizuar.

Drejtoria e shkollës 9-vjecare Rilindja nuk ka pranuar të prononcohet për ngjarjen në fjalë ndërkohë që prindërit tashmë janë të shqetësuar për atë që ka ndodhur.

Sipas deklarimeve të qytetarëve, mësohet se ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë, ku fillimisht i dashuri i vajzës ka filmuar momente intime mes tyre dhe këto janë përdorur si shantazh që ajo të kryente mardhenie seksuale edhe me persona te tjerë.

(E.K/FAXWEB.AL)

Share: