Home KRYESORE Klodiana Lala në hetim: Nuk i tregoj burimet

Klodiana Lala në hetim: Nuk i tregoj burimet

Gazetarja Klodiana Lala edhe një herë ka bërë me dije se ajo nuk do të nxirrte kurrë burimet e saj të informacionit, edhe pse prokuroria ka nisur një hetim penal lidhur me publikimin e përgjimeve, që hedhin dritë mbi shit-blerjen e votës nga eksponentë partiakë në qarqet Durrës, Lezhë, kavajë dhe Dibër.

Lala tha gjatë emisionit “A Show”, ashtu sikurse kishte deklaruar edhe në “Opinion” më herët, se nuk do të tregonte burimet e informacionit që ajo kishte investiguar.

“Hyj në atë kategori gazetarësh që kanë luftuar fort për të gjetur një dokument zyrtar, jam e qartë në atë që kam shkruar. Prokuroria ka punën e saoj, por para se të hetojë gazetarët për burimet që e them me bindje të plotë nuk i nxherr asnjëherë do të duhet të hetojnë ato dhjetëra mijëra dosje që flenë në Prokurori. Si mundet një prokuror të më kërkojë mua si gazetar llogari për një burim apo shumë burime që s’kam për t’i treguar asnjëherë?!”, tha Lala. / M.B/Opinion

Share: