Home KRYESORE Koha Jone: Pas Fatmirit dhe Ditmirit, del edhe Pandi kundër kryeministrit Rama

Koha Jone: Pas Fatmirit dhe Ditmirit, del edhe Pandi kundër kryeministrit Rama

Kazani po vlon në PS. Edi Rama ndodhet në një situatë jo normale politike, edhe vetë brenda PS-së. Pasi shkarkoi ish-ministrin e brendshëm, Fatmir Xhafa, i cili ishte realisht  ministri më korrekt nga radhët që ka nxjerrë PS-ja ndër vite në këtë post, kryeministri Rama largoi edhe ministrin e jashtëm Ditmir Bushatin. Edhe ky njihej si një pro gjerman dhe kundër ndarjes e copëtimit të Kosovës nga pakti Thaçi-Vuçiç. Ai kishte folur hapur dhe pa asnjë hezitim kundër Paktit në fjalë.

Por të dy, Fatmiri dhe Ditmiri, nuk janë nga ai soji socialistësh që tkurren dhe struken në foletë e tyre meskine. Kanë dinjitet dhe personalitet, si dhe përgjegjsi historike për PS-në e cila po shkon turravrap drejt shkërmoqjes dhe humbjes së pushtetit.

Në fakt pushtetin se si e ka marrë PS-ja e tregoi “Zëri Amerikës”!

Mbrëmë nuk hezitoi të tregonte personalitetin e tij historik ish-kryeministri dhe tashmë ministër për Diasporën, Pandeli Majko. Ai foli hapur dhe pa ndrojtje se ky plan shkëmbimi territoresh mes Kosovës dhe Sërbisë do të sjellë destabilitet dhe luftë në Ballkan.

Kryeministri Rama dihet se luan në lojën Thaçi-Vuçiç në raport me Kosovën, ndaj dalja e ministrit Majko është një tregues se akoma në PS nuk ka sosur burrat me integritet.

Në fakt të tre janë kandidatë potencialë për kryeministër në rast të një qeverie Trazitore apo Qeveri për Integrimin e Shqipërisë në BE, e cila po konturohet për pas 16 shkurtit.

Të tre nuk janë nga soji politikanësh që bëjnë pazare për një karrike pushteti. Xhafa, lab 24-karatsh, Bushati nga familja e madhe historike e bushatllinjve, kurse Majko ka qenë kryeministri i kohës së luftës së Kosovës.

Share: