Home KRYESORE Poetja Rita Petro – Ermonela Jaho GRUA-KRISHT

Poetja Rita Petro – Ermonela Jaho GRUA-KRISHT

Poetja Rita Petro bën një përshkrim të mrekullueshëm të këngëtares së famshme Ermonela Jaho. E quan GRUA-KRISHT, për ndjesitë që na përcjell me zërin e saj të magjishëm dhe me krejt perfomancën e saj. Poetja ndalet te misioni i madh i artistit të vërtetë dhe ndikimi i tij te njerëzit. Ja si shkruan ajo:

Arti është dhimbje që shkul zemrën e artistit nga vendi për t’ua dhuruar të tjerëve. Te Ermonela Jaho nuk eshte vetëm zëri, por shpirti…ai që shpërthen brenda mishit e do të dalë jashtë për të na dhuruar mrekullinë e tingullit të madhërishëm. A ka mision më të shenjtë e më jetëdhënës, por dhe më shterues për trupin, se sa shpërndarja “falas” e frymës.

Ndaj vetëm pak…shumë pak artistë e kanë këtë dhunti për të ndjerë një dhimbje kaq të thekshme, por dhe të magjishme.

Grua-krisht…
E vetëkryqëzuar nga muzika…
E vetëkryqëzuar nga dashuria…

Share: