Home KRYESORE “Polici i drejtoi vazjës time armën në kokë, djali 8 vjeç e...

“Polici i drejtoi vazjës time armën në kokë, djali 8 vjeç e mbronte”

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua këtë të martë, masa e sigurisë për 19 protestuesit e opozitës të arrestuar tre ditë më parë për sulmin ndaj Kryeministrisë.  Florenc Hoxha u dënua me arrest me burg, sikurse edhe Ilir Ramedani, Saimir Rexhepi, Agim Peposhi, Ferit Damoshi.

Ndërkohë, Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, David Livadhi, Festim Taku, Velion Dine, Ndue Tuci u lanë në arrest shtëpiak, kurse Suzana Dimushi, Mitat Fieraku, Luftar Jakupi, Pëllumb Çela, Shpresa Alini, Hasan Jakupi me një masë më të lehtë, atë të detyrimit me paraqitje.  Të pandehurit bënë thirrje që të liroheshin gjatë seancës, pasi do të kishin dëshirë të ishin në protestën e radhës, të enjten para Parlamentit. Por Partia Demokratik ka sjellë një video që zbardh të gjithë deklaratën e ish-kreun e policisë bashkiake Florenc Hoxha përpara Gjykatës.

Pjesë nga deklarata
Dua të theksoj dhe një aspekt tjetër: momentin që jam shoqëruar, kam parë që banesa ime po rrethohej nga disa persona me kapuçë, mund t’u them kapuçonë të zinj se punonjës policie apo forca speciale nuk mund t’i quaj, të cilët kanë dhunuar banesën time. Kanë terrorizuar një kushëri timin që po qëndronte brenda banesës, duke kërcënuar me armë. Në atë moment kam komunikuar me shefin e Komisariatit 4, duke kërkuar të di se çfarë po ndodh me banesën time dhe zotëria në fjalë më ka thënë: janë urdhra të drejtorit dhe unë nuk kam çfarë të bëj, nuk janë kompetenca të miat. Në këtë moment i kam kërkuar vetëm disa minuta kohë sa të vishem. Në katin e parë qëndronte e gjithë familja ime, gruaja ime djali im 8 vjeç, vajza ime 12 vjeçe dhe halla ime, të gjitha femra. Në momentin që po vishesha kam dëgjuar një zhurmë të fortë dhe mbi 20 persona, e kam të pasqyryar me kamera, në momentin që do të kem mundësi t’i kem ato kamera, t’Ia vë në dispozicion mediave, kam parë disa punonjës policie që i kanë drejtuar vazjës time armën në kokë duke i kërkuar se ku është babai?! Në ato momente kam ndjerë, jo lotë, por një dhimbje shpirtërore se çfarë po ndodh me këtë shtet. Ku ka degjeneruar kjo bandë kriminale e drejtuar nga Edi Rama? Dhe djalit tim 8 vjeçar, i cili mundohej të largonte armën e këtij banditit me maskë, duke i thënë mos ma dhuno motrën. Në këtë moment, mbi dhjetë punonjës policie nëpër shtëpi, në sy të familjes time, në sy të fëmijëve të mi dhe më kanë tërhequr zvarrë. Më kanë tërhequr zvarrë vetëm me arsyen se kam marrë pjesë në protestë. Pasi jam futur në furgon, po ta sqaroj dhe po e theksoj, njëri prej këtyre banditëve, më ka goditur në vazhdimësi gjatë rrugës dhe më ka nxjerrë pistoletën dhe ma ka vënë në gojë. Ma ka vënë për së dyti, sepse e kam ndjerë fishekun që ka dalë nga arma dhe më ka thënë: Këlysh i Bashës, guxo të dalësh edhe njëherë në protestë. Këto i keni të monitoruar dhe me kamera, jua vë në dispozicion. Nuk duket për të qeshur, është për të qarë në fakt. /G.F Opinion.al

Share: