Home KRYESORE Pse njerëzit bërtasin? (Mos e lër pa e lexuar, është shumë e...

Pse njerëzit bërtasin? (Mos e lër pa e lexuar, është shumë e bukur)

Një ditë, një mendimtar indian pyeti dishepujt: “Pse njerëzit bërtasin kur ata janë të zemëruar?”. “Bërtasin për shkak se e humbasin qetësinë e tyre”, tha njëri prej tyre. “Por pse të bërtasësh nëse personin e ke pranë?”, pyeti sërish mendimatri.

“Epo, ne bërtasim sepse duam që personi tjetër të na dëgjojë”, u përgjigj një tjetër dishepull. Dhe mësuesi u kthye me pyetjen: “A nuk mund të flisni me të me zë të ulët?. U dhanë përgjigje të tjera të ndryshme, por asnjëri nuk e ka bindur mendimtarin.

Pastaj ai shpjegoi: “A e dini pse i bërtisni një personi tjetër kur jeni të zemëruar? Fakti është se kur dy njerëz janë të zemëruar, zemrat e tyre largohen shumë. Për të mbuluar këtë distancë duhet të bërtisni për të dëgjuar. Sa më shumë të zemërohen ata, aq më fort do të duhet të bërtasin për të ndjerë njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, çfarë ndodh kur dy njerëz janë në dashuri? Ata nuk bërtasin, flasin me zë të ulët. Dhe pse? Sepse zemrat e tyre janë shumë afër. Distanca ndërmjet tyre është e vogël. Ndonjëherë zemrat e tyre janë aq afër sa që as nuk flasin, thjesht pëshpërisin./Portali Shqiptar

Share: